​I porsalinduri gjendet në koshin e plehrave në Itali

Evropë

​I porsalinduri gjendet në koshin e plehrave në Itali

Më: 14 janar 2024 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një djalë i porsalindur u gjet në një kosh plehrash në zonën e Torinos, Itali, mbrëmjen e së shtunës.

Një punëtor 49-vjeçar dëgjoi rënkimet që vinin nga koshi i plehrave në një rrugicë pranë shtëpisë së tij në Villanova Canavese, në provincën e Torinos.

Kur u afrua, vuri re një qese plastike, brenda së cilës ishte foshnja, me placentën dhe kordonin e kërthizës ende të ngjitur.

Sipas burimeve hetimore foshnja është mirë. Ekipi mjekësor e kanë quajtur djalin Lorenzo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat