Greqia rihap pallatin e lashtë ku u kurorëzua Aleksandri i Madh

Evropë

Greqia rihap pallatin e lashtë ku u kurorëzua Aleksandri i Madh

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Greqia tha sot se është gati të rihapë një pallat të lashtë të mbretërisë së Maqedonisë ku është kurorëzuar mbret Aleksandri i Madh (356 p.e.s. -323 p.e.s.).

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka inauguruar pallatin e rinovuar në qytetin verior grek Vergina. Vendi raportohet se kishte qëndruar në restaurim për 16 vjetët e fundit, çka nuk dihet nëse është vërtet çështje teknike apo e lidhur me zgjidhjen e pretendimeve të emrit nga krahinës, nga Maqedonia e Veriut fqinje.

Pallati i emërtuar Filipi II, që ishte babai i Aleksandrit të Madh, është pjesa qëndrore e impjantit arkeologjik Aigai.

Mitsotakis tha se shpresonte që pallati rinovuar të tërhiqte më shumë vizitorë në Aigai, qyteti që ka shërbyer si kryeqyteti i mbretërisë së lashtë të Maqedonisë. Vendi është sot objekt i trashëgimisë botërore kulturore dhe gjithashtu ndërtesa më e madhe e Greqisë klasike, e shtrirë në rreth 5000 metra katrorë.

Pallati i shkatërrua në shekullin e 2-të para erës sonë nga mbretëria romake, sipas arkeologëve, ndërsa në shekujt në vijim materialet e tij janë vjedhur.

Pjesa e mbetur e rrënojave është zbuluar që prej nisjes së gërrmimeve në shekullin e 19-të.

Rinovimi prej 20.3-milionë-euro është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, njoftonte agjencia greke e lajmeve AMNA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat