Jeta me frikë afër minierave të qymyrit në Bosnje

Evropë

Jeta me frikë afër minierave të qymyrit në Bosnje

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:20
Bosnje

Qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët jetojnë afër minierave të hapura të qymyrit, druajnë se gërmimet e mëdha po e destabilizojnë tokën e tyre dhe se mihjet mund të jenë duke u zgjeruar ilegalisht nën pronat e njerëzve.

Disa nga vendësit thonë se minierat po zgjerohen në zona të cenueshme nga rrëshqitjet e dheut, dhe brengosen se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë katastrofë.

Kompanitë e qymyrit deklarojnë se po e respektojnë ligjin.

Por banorët thonë se nevojitet më shumë angazhim qeveritar për të rregulluar praktikat e nxjerrjes së qymyrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat