Duke ikur nga policia, kontrabanduesit e drogës për pak sa nuk godasin me anije pushuesit në një plazh në Spanjë

Evropë

Duke ikur nga policia, kontrabanduesit e drogës për pak sa nuk godasin me anije pushuesit në një plazh në Spanjë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Një grup dilerësh të drogës, habitën pushuesit në një plazh në Spanjë, kur me anijet e tyre u futën në rërë dhe për pak sa nuk i goditën derisa po iknin nga policia që u ishte vënë pas.

Ata u filmuan duke lëvizur me shpejtësi me anije drejt rërës së plazhit, ku për pak sa nuk i goditën turistët që po rreziteshin.

Kur e kuptuan se më nuk mund të lëvizin, zbritën dhe filluan të ikin. Në këtë mënyrë kontrabanduesit bartin drogën nga Maroku drejt Spanjës.

Në anën tjetër, nga policia spanjolle është bërë e ditur se dy prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa të tjerët kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Pamjet e pazakonta u filmuan të hënë, në plazhin e njohur si Los Enebrales në Punta Umbria në jugperëndim të provincës spanjolle Huelva, që gjendet shumë pranë kufirit me Portugalinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat