Aksident tragjik në aksin Athinë-Selanik/ Autobusi me turistë serb përplaset me dy automjete, tre viktima, 47 të plagosur

Evropë

Aksident tragjik në aksin Athinë-Selanik/ Autobusi me turistë serb përplaset me dy automjete, tre viktima, 47 të plagosur

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës nacionale Athinë-Selanik, në daljen e saj për në doganën e Evzonus, kur një autobus me turistë nga Serbia është përplasur me dy automjete.

Si pasojë e aksidentit tre pasagjerë grekë që ndodheshin në një prej dy automjeteve kanë gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër pasagjer i së njëjtës veturë është plagosur rëndë. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i makinës tjetër, ndërsa nga 81 pasagjerët e autobusit turistik dykatësh, 47 persona janë lënduar, shumica e tyre me plagë të lehta.

Mjekët e Shërbimit të Urgjencës po operojnë në zonë më një numër të madh autoambulancash duke i dërguar të plagosurit në spitalet e Kilkizit 9, Selanikut 8 dhe Gumenicës 2.

Autobusi i përkiste agjencisë turistike Vin Tavel në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat