23 persona u lënduan nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi pasi u hodhën nga ndërtesat

Evropë

23 persona u lënduan nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi pasi u hodhën nga ndërtesat

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pasojë e një tërmeti 5.2 shkallësh të Rihterit.

Për këtë tërmet është raportuar rreth gjashtë muaj pas dy tërmeteve të mëdha shkatërruese në këtë rajon.

Qendra për vëzhgim të tërmeteve, Kandili, ka raportuar se tërmet ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, shkruan rel.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë të enjten në mbrëmje se plagët janë shkaktuar për shkak të kërcimit të banorëve nga katet e larta.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja.

Kjo provincë është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit.

Si pasojë e dridhjeve të mëdha në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë, është raportuar të kenë vdekur më shumë se 50.000 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat