Stuhia më e keqe e verës godet Holandën: Mos dilni jashtë

Evropë

Stuhia më e keqe e verës godet Holandën: Mos dilni jashtë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:03
Holandë

Banorëve në pjesën më të madhe të Holandës iu tha të qëndronin brenda, pasi një stuhi e rrallë verore goditi bregdetin holandez këtë mëngjes, duke shkaktuar erëra që lëvizin me shpejtësi deri në 145 kilometra në orë, dhe duke ndërprerë rëndë transportin ajror dhe hekurudhor.

Instituti Kombëtar Meteorologjik ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit për banorët e provincës Noord-Holland, e cila përfshin Amsterdamin, duke u kërkuar atyre që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të thërrasin shërbimet e urgjencës në situata kërcënuese për jetën.

Stuhia, e quajtur Poly, është më e keqja në Holandë gjatë muajve të verës dhe më e forta që nga janari 2018, njoftoi agjencia e motit Weeronline.

Stuhitë e forta në Holandë zakonisht ndodhin midis tetorit dhe prillit. Stuhia e fundit e madhe verore e vendit ishte në vitin 2015, dhe ishte e para në më shumë se një shekull.

Televizioni lokal AT5 raportoi se dy persona u lënduan në Amsterdam kur pemët ranë mbi veturat e tyre.

Aeroporti Schiphol i qytetit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar më shumë se 300 fluturime, tha një zëdhënës dhe trafiku pritet të kufizohet të paktën deri në orën 15:00.

Operatorët hekurudhor NS dhe Arriva pezulluan të gjitha shërbimet në veri të vendit dhe autostrada në veri të Amsterdamit u mbyll për shkak të pemëve të shkulura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat