Shembet ura në Finlandë, plagosen 27 persona mes tyre dhe fëmijë

Evropë

Shembet ura në Finlandë, plagosen 27 persona mes tyre dhe fëmijë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 27 persona janë lënduar këtë të enjte si pasojë e shembjes së një ure këmbësorësh në qytetin finlandez të Espoo, afër Helsinkit.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas shërbimit të shpëtimit të rajonit të Helsinkit, nga shembja e urës për këmbësorë janë lënduar rreth 27 persona, shumica të mitur, e mes tyre ka edhe nxënës të shkollave profesionale.

Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë ndodhen në vendngjarje.

Ekipet e shpëtimit raportojnë se lëndimet janë të shkallëve të ndryshme, ndërsa shumica e të plagosurve kanë pësuar thyerje të gjymtyrëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat