Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, klientët përfundojnë në ujë! Raportohet për 4 të plagosur

Evropë

Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, klientët përfundojnë në ujë! Raportohet për 4 të plagosur

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Stamboll të Turqisë, ku një pjesë e objektit është shembur gjatë kohës që aty ka pasur disa persona.

Restoranti në fjalë ishte ndër më të frekuentuarit në qytet dhe klientët gjatë shembjes janë futur në panik, ku disa prej tyre kanë përfunduar në ujë.

Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij incidenti, ndërsa mediat turke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe ambulanca.

Gjithashtu sipas informacioneve të para nga mediat tyrke, bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat