Ngjarje e rëndë/ 38-vjeçarja lidhet me zinxhirë dhe përdhunohet për 5 ditë nga partneri i saj

Evropë

Ngjarje e rëndë/ 38-vjeçarja lidhet me zinxhirë dhe përdhunohet për 5 ditë nga partneri i saj

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:19
Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë.

Një 38-vjeçare përjetoi momente tmerri për pesë ditë me radhë, pasi u mbajt e lidhur dhe u abuzua seksualisht me dhunë nga partneri i saj.

Ngjarja ndodhi në Nea Jon të Greqisë. Mediat greke raportojnë se partneri i saj 58-vjeçar e mbajti të lidhur gruan me zinxhirë për të paktën pesë ditë.

Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë.

Pasi policia ka gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën. I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, autori është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi, e cila reagoi menjëherë duke bërë shenja.

Pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjet një karabinë, për të cilën 58-vjeçari kishte leje, si dhe një armë ushtarake. 58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual, ndërsa ai mohoi akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat