Abazoviq dhe Gjukanoviq: Fokusi në agjendën e BE-së, interes i stabilitetit politik të Malit të Zi

Evropë

Abazoviq dhe Gjukanoviq: Fokusi në agjendën e BE-së, interes i stabilitetit politik të Malit të Zi

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:02
Abazoviq e Gjukanoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë konsultave me presidentin Milo Gjukanoviq u dakorduan se fokusi në agjendën e BE-së është në interesin e stabilitetit politik të vendit që ata udhëheqin,

Abazoviq e Gjukanoviq thanë se është në interes të Malit të Zi dhe të ardhmes së tij evropian ruajtja e stabilitetit politik dhe përmirësimi i funksionalitetit të institucioneve, në mënyrë që Mali i Zi, në një kohë sa më të shkurtër t’i përmbushë detyrimet prioritare nga agjenda evropiane.

Ky vlerësim erdhi në gjatë takimit të tyre për tejkalimin e problemeve në funksionimin e pushtetit ekzekutiv të shkaktuar nga miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe për çështjet me interes të përbashkët.

“Në këtë kontekst, u konsiderua e dobishme që teksti i Marrëveshjes t’i prezantohet edhe një herë publikut profesional dhe shkencor të Malit të Zi (përfaqësuesve të Universitetit dhe shoqërisë civile me kompetenca në çështjet ligjore) përpara se të vazhdohet me procedurat e mëtejshme në lidhje me Marrëveshjen dhe të sigurohet verifikimi shtesë i përputhshmërisë së versionit aktual të Marrëveshjes me sistemin kushtetues dhe ligjor të Malit të Zi dhe në këtë mënyrë të largohen të gjitha dyshimet që kanë lindur në këtë temë”, thanë të dy shtetarët në një deklaratë të përbashkët, shkruan Vijesti.

Tutje thuhet se fokusi politik duhet të drejtohet në dialogun e të gjitha partive parlamentare për sigurimin e konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe fillimin e procedurave për zgjedhjen e Prokurorit Suprem.

“Është një vlerësim i përbashkët se kjo do të tregonte qëndrimin e përgjegjshëm të shtetit ndaj inkurajimit të institucioneve të BE-së për të përmbushur efektivisht kriteret e përkohshme të mbetura për sundimin e ligjit për të krijuar kushte për përshpejtimin e procesit të përgjithshëm negociues”, shkruan tutje Vijesti.

Më tej, në njoftim thuhet se Abazoviq e Gjukanoviq ranë dakord që pavarësisht dallimeve qoftë politike qoftë të sferave të tjera që ekzistojnë në shoqërinë malazeze, zgjidhja duhet kërkuar gjithmonë përmes dialogut brenda institucioneve.

“Gjithashtu, Gjukanoviq dhe Abazoviq dënuan çdo formë të gjuhës së urrejtjes apo dhunës, duke theksuar se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është kapitali më i madh shoqëror i Malit të Zi dhe diçka për të cilën vendi ynë njihet në të gjithë rajonin dhe Evropën”, ka shkruar Vijesti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat