Kërcënimi i Rusisë: Ne do ta forcojmë mbrojtjen nëse të tjerët i bashkohen NATO-s

Evropë

Kërcënimi i Rusisë: Ne do ta forcojmë mbrojtjen nëse të tjerët i bashkohen NATO-s

Nga: V.N Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:52
Dmitry Medvedev

Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj nëse Suedia dhe Finlanda do t'i bashkohen NATO-s, thotë zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ai shton se nëse të dy vendet hyjnë në aleancë, atëherë nuk mund të flitet më për një Baltik pa bërthama, pasi ekuilibri duhet të rivendoset.

"Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do të merrte", thotë Medvedev.

Si Finlanda ashtu edhe Suedia kanë shprehur dëshirën e tyre për t'u bashkuar me NATO-n dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se të dy vendet mund të bëhen pjesë e aleancës që në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat