36 orë ishte i humbur, 2-vjeçari gjendet shëndoshë e mirë në pyll

Evropë

36 orë ishte i humbur, 2-vjeçari gjendet shëndoshë e mirë në pyll

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:39
Noah

Një djalë dy vjeçar është gjetur i gjallë pas 36 orësh pasi ishte larguar nga shtëpia e tij në Portugali.

Vogëlushi Noah, u zhduk herët në mëngjesin e së mërkurës pasi babai i tij fermer kishte dalë për të punuar.

Shërbimet e urgjencës dhe dhjetëra vullnetarë u angazhuan për gjetjen e vogëlushit.

Ai u gjet dy milje nga shtëpia e tij në Proenca-a-Velha në Portugalinë qendrore, afër kufirit me Spanjën.

Noah është në gjendje të mirë shëndetësore pasi po trajtohet në spital për dehidratim.

Vendasit, të cilët dolën vullnetarë për të marrë pjesë në kërkim e kanë quajtur vogëlushin “të mbijetuarin e mrekullisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat