​Greqia do të ndajë 40.000 doza vaksinash për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Evropë

​Greqia do të ndajë 40.000 doza vaksinash për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Greqia do të shpërndajë një total prej 40.000 doza vaksinash antiCOVID-19 për fqinjët e saj Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, tha sot një zëdhënëse e qeverisë së vendit.

"Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre, do të ofrojë vaksina ...

20.000 doza për Maqedoninë Veriore dhe 20.000 doza për Shqipërinë," tha zëdhënësja Aristotelia Peloni në një konferencë shtypi.

Peloni nuk specifikoi se kur do të ndodhte kjo, transmeton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat