Angela Merkel: Kjo është ndoshta hera e fundit që ju drejtohem

Evropë

Angela Merkel: Kjo është ndoshta hera e fundit që ju drejtohem

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:13
Angela Merkel

Gati nëntë milionë njerëz e shikuan fjalimin e Vitit të Ri të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ishte fjalimi i saj i fundit si kancelare e Gjermanisë me rastin e ndërrimit të viteve.

Fjalimi i gjashtëmbëdhjetë me rastin e Vitit të Ri i të parës së shtetit gjerman pas lajmeve në mbrëmje u shikua nga 4.49 milionë shikues në ARD dhe rreth 4.33 në ZDF.

Vitin e kaluar, rreth 5.1 milion qytetarë dëgjuan fjalimin e përvjetshëm të Merkelit.

“Zgjedhjet federale, në të cilat unë nuk do të kandidoj, do të mbahen brenda nëntë muajsh. Kjo është ndoshta hera e fundit që unë do t’ju drejtohem juve si Kancelare me një fjalim të Vitit të Ri”, tha Merkel.

Kristian Demokratët gjermanë (CDU), aktualisht partia më e popullarizuar në Gjermani, ende nuk ka zgjedhur një kandidat për pasardhësin e saj. Në vitin 2017, Merkel mbajti një fjalim të Vitit të Ri ndërsa negociatat për formimin e një qeverie të re të koalicionit ishin duke u zhvilluar.

Një situatë e tillë mund të përsëritet sepse nuk pritet që të ketë një fitues të qartë në zgjedhjet e mbajtura më 26 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat