Ivica Daçiq njofton se është arrestuar një person si i dyshuar për kërcënim ndaj sigurisë së presidentit serb

Evropë

Ivica Daçiq njofton se është arrestuar një person si i dyshuar për kërcënim ndaj sigurisë së presidentit serb

Më: 16 maj 2024 Në ora: 10:23
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “kërcënim i rrezikimit të sigurisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Mediat serbe kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë D.M. nga Sombori.

“Për shkak të kërcënimit për rrezikim të sigurisë së Presidentit të Republikës, është arrestuar D.M nga Sombori dhe është urdhëruar ndalimi në polici për 48 orë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes një postimi rrjetin social “X” është shprehur se është i tronditur nga atentati dhe se po lutet për shëndetin e mikut, Robert Fitz, raporton RTS. 

Menjëherë pas njoftimit të presidentit të Serbisë, u shfaqën mesazhe kërcënuese se ai do të ishte objektivi i radhës. Zyrtarët më të lartë shtetërorë dënuan ashpër kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrjetet sociale pas vrasjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fitz dhe u bënë thirrje organeve kompetente që të reagojnë urgjentisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat