Aksion i madh në Itali: Ndalohen 142 persona për trafik droge, mes tyre doganierë dhe policë

Evropë

Aksion i madh në Itali: Ndalohen 142 persona për trafik droge, mes tyre doganierë dhe policë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:39
Itali

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se sot në një operacion kundër mafies kalabreze, Ndrangheta kanë arrestuar 142 persona aktivë në tregtinë e drogës nga klanet e qytetit të Kozencës.

Rreth 109 persona u arrestuan pas bastisjeve të agimit që përfshinin policinë federale të Karabinierëve, forcat lokale dhe oficerët e specializuar të njësisë së krimeve ekonomike, të kryesuar nga prokurorët antimafia nga qyteti bregdetar i Catanzaro, njoftoi policia.

Të arrestuarit ishin anëtarë të klaneve të njohura të familjes Lanzino-Patitucci dhe Zingari nga Kozenca, raporton dailysabah.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një zyrtar i doganave dhe policisë financiare të Italisë.

Përveç 109 personave që u ndaluan, 20 të tjerë u caktuan në arrest shtëpie dhe 13 të tjerë u nënshtruan masave të tjera shtrënguese.

Sipas deklaratës së policisë, grupi dyshohet për vepra të ndryshme, duke përfshirë anëtarësimin e ‘Ndrangheta’, “trafik droge i rënduar nga shoqata mafioze” dhe vepra të tjera.

Vincenzo Capomolla, prokurori publik i Catanzaro, u tha gazetarëve se grupet mafioze po “asfiksonin” dyqanxhinjtë dhe njerëzit e biznesit të Cosenza përmes zhvatjes.

Ndryshe, aktiviteti i tyre kryesor është trafiku i drogës, ndonjëherë duke përdorur fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat