Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së liderëve në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që po mbahet në Malin e Zi, ka thënë se pret që Serbia t’i përmbush reformat e tregut të BE-së, të cilat ai e quajti ‘si reforma të vështira’.
Vuçiq: Shpresoj se mund të përafrohemi reformave të vështira
“Pres bisedime të mira, shpresoj se mund të përafrohemi reformave të vështira që po bëhen në tregun unik evropian, del që kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu besoj se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mund të arrijmë rezultate të rëndësishme për të gjjithë qytetarët, në të njëjtën kohë shpresojmë që sot do të kemi mundësi për këtë”, theksoi Vuçiq.
Ai foli edhe për Rezolutën për Srebrenicën, tha se nuk ka kurrfarë porosie për autoritet e Malit të Zi.
Vuçiq: Cili është kuptimi i asaj rezolute
“Nuk kam kurrfarë porosie. Ne e dimë cila është porosia jonë. Ne e dimë cili është qëndrimi i Malit të Zi për këtë, mirëpo cili është kuptimi që kjo nuk ka të bëjë me Malin e Zi. Dhe cili është kuptimi i asaj rezolute. Si është fajësimi kolektiv? Pasi fajësimi individual kalon në aktgjykime? Të tjerat ndryshojnë dhe nuk përmendet asgjë tjetër. Kështu të gjithë i marrin vendimet e veta”, tha ai shkurt para gazetarëve në Samitin që po mbahet në Kotor.