Kosova me ambasadë në Portugali, Katar dhe Poloni - Bota Sot
Kosova me ambasadë në Portugali, Katar dhe Poloni

Diaspora

E diel, 23 shtator 2018

Kosova me ambasadë në Portugali, Katar dhe Poloni

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 9 shtator 2018 Në ora: 17:18
"Diplomati Ylber Kryeziu, Minister – Consular në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, është trasferuar në Lisbonë në Republikën e Portugalisë, për të ushtruar detyrën e Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Portugali"

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tre muaj më parë  ka nënshkruar dekretet për themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në nivel të ambasadave në shtetin e Katarit, në Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë.

Kështu të paktën është bër me dije në një njoftim zyrtar për media të Zyrës së Presidentit.

Ku thuhej : “Presidenti i Republikës së Kosovës, dekretet për themelimin e këtyre tre misioneve diplomatike i ka nënshkruar në mbështetje të nenit 84 (pikat 4 dhe 24) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 5 (1) të Ligjit nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës (GZ, nr. 26, 2 qershor 2008), nenit 9 (1) të Ligjit nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ, nr. 46, 15 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin për media”.

Në njoftim thuhej po ashtu se themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë është në shërbim të forcimit të marrëdhënieve tona shtetërore dhe diplomatike.

Gazeta Bota sot, nga burime konfindeciale në komunitet, mësoi se diplomati Ylber Kryeziu,  Minister – Consular në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, është trasferuar në Lisbonë  në Republikën e Portugalisë, për të ushtruar detyrën e Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Portugali.  

Ndërkohë, në kuadër të marrëdhënive të shkëlqyera që diplomatët nga Kosova kan krijuar me bashkësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara, për nder të largimit nga Nju Jorku, të zotit Kryeziu, siç është bërë traditë me diplomatet e mëparshëm, (Arta Rama, Vlora Çitaku, Bekim Sejdiu dhe Korab Mushkola, Fatmir Zajmi), e tjere, në lokalin e pronarve shqiptar nga Kosova “De Franco & Tony” në qytetin e Bronxit, u shtrua një darkë lamtumire, nga veprimtarët e njohur Harry Bajraktari dhe Rustem Gecaj, me pjesmarrjen e një grupi miqësh.

Harry Bajraktari, që udhëhoqi këtë mbrëmje të këndshme dhe mjaft miqësore i dhurojë diplomatit Kosovar Ylber Kryeziu, një libër,: “Albanian American Success Story” –( hard cover), me nga një shënim të çdo pjesëmarrësi në shenjë respekti.

Bajraktari, në faqen e pare të këtij libri la shënimin të cilin në cilësinë e drejtuesit të këtij takimi  privat tha se: 

“Kam nderin që në emër të vet-vetes, dhe miqve tanë të komunitetit këtu në Nju-Jork, të dëshironim t'ju falënderojmë për shërbimin tuaj në përfaqësimin e shërbimin së bashku me stafin e shkëlqyer të Konsullatës së Kosovës. Komuniteti ynë ishte shumë me fat që të ketë diplomat si ju, që ishit në të gjithë diasporën me ne, dhe ju zoti Kryeziu, personalisht në tre vitet e fundit. Ne të gjithë ju dëshirojmë sukses në hapjen e ambasadës së re të Kosovës në Lisbona - Portugali. Unë jam i sigurt se edhe atje ku do të shkoni, do të na bëni krenarë me punën tuaj dhe përkushtimin tuaja në reprezantimin e Kosovës, dhe popullin e saj. Ju lutemi të pranoni këtë libër "Histori Suksesi Shqiptare Amerikane", që të jetë pjesë e bibliotekës së Ambasadës së Kosovës në Lisbonë Portugali. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde ! Zoti bekoftë popullin e Kosovës "-  Sinqerisht Harry Bajraktari

Marrëdhëniet Kosovë-Portugali

Marrëdhëniet kosovaro-portugeze janë marrëdhënie të jashtme midis Kosovës dhe Portugalisë që prej se  Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008 dhe Portugalia e njohu atë më 7 tetor 2008.

Minitria e jashtme tha se Kosova ka njoftuar zyrtarisht vendimin e saj për të hapur një ambasadë në Lisbonë.
Në një shkres zyrtare të kësaj ministrie thuhej se : “Kur NATO ndërhyri në Luftën e Kosovës, Portugalia përgatitej për të ndihmuar nëse ishte e nevojshme në bombardimet e NATO-s të Jugosllavisë në vitin 1999. 

Portugalia siguroi trupat si pjesë e përpjekjeve paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Pas përfundimit të luftës(12 Qershor 1999), Portugalia, propozoi një program stabilizimi për Luginën e Preshevës në Serbi në veri të Kosovës. Megjithë presionin e raportuar nga Rusia, Portugalia njohu pavarësinë e Kosovës nga Serbia në tetor 2008.

Shërbim ushtarak:

Portugalia aktualisht ka 266 trupa që shërbejnë në Kosovë si paqeruajtës në Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO.

Marrëdhëniet e jashtme të Kosovës të Portugalisë, shënime:

 Kosova është subjekt i një mosmarrëveshje territoriale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Republika e Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, por Serbia, vazhdon ta pretendojë atë si pjesë të territorit të vet sovran.

Të dy qeveritë filluan të normalizojnë marrëdhëniet në vitin 2013, si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit. Kosova ka marrë njohje formale si një shtet i pavarur nga 116 nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në listën e misioneve diplomatike të Kosovës nga Ministria e Punëve të Jashtme të  Republikës së Kosovës, thuhet se : Kosova deri tani ka 26 ambasada jashtë vendit, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e cila është njohur nga 116 shtete anëtare të OKB-së.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test