Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

Diaspora

Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:23
Haris Shala

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali.

I riu shqiptar, babai i një vajze të vogël humbi jetën pasi kamioni i drejtuar prej tij u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.

25-vjeçari shqiptar ishte me banim në Piza dhe vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u shtyp nga përplasja

Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës, ku prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat