PhD. Dashnim Hebibi u mirëprit nga drejtoresha e Bibliotekës së Preshevës

Diaspora

PhD. Dashnim Hebibi u mirëprit nga drejtoresha e Bibliotekës së Preshevës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 23:44
Foto nga takimi

Gazetari, poeti, publicisti, ambasadori i paqes, doktori i shkencave politike, njëherit president i Institutit Shkencorë Helvetikë të Evropës Juglindore ( Helvetisches Südosteuropa Studieninstitut), me qendër në Cyrih të Zvicrës, PhD. Dashnim Hebibi, sot në orët pasdites, vizitoi Bibliotekën e qytetit të Preshevës dhe u mirëprit nga zonja Albina Azizi drejtoreshë në bibliotekën e qytetit si dhe bashkëpunëtori i saj z. Shefat Memet Ademi. Z. Hebibi siç dihet jeton e vepron në Zvicë dhe në vendin e tij të lindjes gëzon autoritet të veçant, duke qenë një zë i fuqishëm nëpër institucione të ndryshme jo vetëm në Zvicër, por në evropë e deri në SHBA. Z. Hebibi i dhuroi bibliotekës edhe disa libra të tij të rinjë dhe e përgëzoi drejtoreshën për detyrën e saj të re.

Takimi ishte miqësor dhe bashkëbiseduan për projekte dhe bashkëpunim edhe me mërgatën tonë. Zonja, Azizi, ndër të tjera e përgëzoi z. Hebibi për kontributin e tij më shumë se dy dekada edhe nga mërgata për të mirën e Preshevës dhe në përgjithësi në Luginë të Preshevës.

Ajo vlerësoi lart angazhimin e tij duke e vlerësuar si zë të fuqishëm edhe për këtë trevë. Edhe z. Ademi, bashkëbisedoi me z. Hebibi, duke ia përmendur, që ia ka lexuar disa libra të tij dhe presin bashkënpunim.

Diaspora shqiptare,  tha z. Ademi,  se ishte dhe do të mbetet arteria kryesore e së mirës në atdheun tonë. Z.Hebibi, me një përvojë jo më pak se tre dekada në gazetari profesionale dhe tashmë edhe në shkencë si dhe autorë i disa librave, pret që të punohet edhe më shumë, që të kemi lexues, duke e ditur, rëndësinë e leximit dhe se kjo trevë ka pasur e do të ketë dijetarë të fushave të ndryshme, por duke i dhënë hapësirë veprimi për të mirën e kësaj etnie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat