Investigimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit: Katër shqiptar të arrestuar të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe në Shqipëri

Amerika

Investigimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit: Katër shqiptar të arrestuar të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe në Shqipëri

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 prill 2024 Në ora: 06:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Bandat shqiptare të krimit po përdorin firma korrierësh të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të transportuar para në atdheun e tyre, të paktën kështu thotë Agjencia Kombëtare e Krimit(NCA) në Britaninë e madhe.

Sipas saj paratë që mendohet se në disa raste janë gjeneruar nga sipërmarrjet e armëve, kokainës dhe kanabisit, po zhvendosen nga Britania në furgonë dhe sipas policisë do të pastrohen në prona dhe biznese.

Një investigim i agjensisë britanike NCA zbuloi se disa kompani transporti në Angli drejtohen nga shtetas shqiptarë. Ata thuhet se reklamojnë në rrjetet sociale se transportojnë sende të ligjshme si mobilie, apo pajisje elektronike midis dy vendeve, por më pas ka rezultuar se tregtia e mobilieve nuk ishte biznesi i tyre më fitimprurës. 

Nga sasia e parave që transportonin ata mbajnë një përqindje të lartë për vete, që gjithashtu mbetet e padeklaruar. Por ky nuk është problemi i vetëm i autoriteteve. Së fundmi, nëpërmjet kompanive të transportit që figurojnë si biznese të regjistruara në Britani, por transportohen armë nga Shqipëria drejt Anglisë.

Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se me 13 prill janë katër të arrestuar të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe në Shqipëri, pra për Pastrim parash, dhe, janë shqiptar.

Të dyshuarit e arrestuar emrat të cilëve për të mos prishur hetimet nuk jepen - mendohet se janë pjesë  të një grupi të krimit të organizuar që specializohet në kontrabandimin e parave kriminale jashtë Anglisë,  dhe nëpërmjet Shqipërisë. Ata janë arrestuar në një hetim për llogari të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

NCA thotë se dyshuarit u arrestuan më 13 prill në një seri bastisjesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar me banim në Dover.

Atij ju gjetën përafërsisht  200,000 £ para në dorë, ndërsa iu sekuestrua edhe  automjeti i tij, i cili dyshohet se ishte nisur rrugës për në Shqipëri.

Poashtu për llogari  të Agjencisë Kombëtare të Krimit thuhet se edhe tre të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan  në Tottenham Hale, Londër. Gjatë kontrollit atyre iu gjetën rreth 150,000 £ në para të gatshme të cilat u sekuestruan në me gjithë automjetin e tyre.

Po simbas Agjencisë Kombëtare të Krimit thuhet se parat e gjetura nga agjentet britanik ishin të mbështjella me shirita elastikë leter alumini e trashë dhe futur në një kuti kartoni. 

NCA, tha se është duke punuar së bashku me agjecinë e Forcës Kufitare, për grupin kriminal për të cilin ka dy vjet duke e ndjekur me hetime.

Oficerët e NCA-së besojnë se OCG e cila është kompania e transportit të mallarave operon nën maskën e një kompanie korrierësh legjitime, por e specializuar në transferimin e parave të paligjshme(parave të pista) të OCG-ve e të tjera të drejtuara nga shqiptarët jashtë vendit dhe në Shqipëri.

 Agjencisë Kombëtare e Krimit thotë se ky hetim filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan një 48-vjeçar shqiptar në kontrollet në hyrje të tunelit Channel në Folkestone, Kent.

Me atë rast, u tha se brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter - i cili ishte nisur për në Tiranë - oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjellë në pako të ndryshme teneqje salduar me kallaj.

Shtëpia e njerit prej të dyshuarve në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 £ të tjera në para.

Ofecerët thanë se 34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20,000 £ në makinën e tij.

Në gusht 2023, ata thanë se u sekuestruan edhe 43,980 £ të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t'u transportuar nga grupi.

Me Kartëmonedha në një çantë u zbuluan të dy personat që janë  nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën, mbasi ata ata ishin liruar me kusht.

22-vjeçari dhe 17-vjeçari thanë oficerët janë lënë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Menaxheri i operacioneve të NCA Paul Orchard tha:

“Pastruesit e parave u mundësojnë kriminelëve të tjerë të rëndë dhe të organizuar – siç janë tregtarët e drogës dhe armëve të zjarrit – të kryejnë veprat e tyre të tmerrshme që dëmtojnë aq keq shoqërinë tonë.

“Degradimi i aftësisë së OCG-ve për të larë paratë e tyre është një prioritet për NCA në misionin e saj për të mbrojtur publikun.

“Qëllimi i krimit të organizuar është të fitojë para, kështu që duke shkuar pas tij dhe atyre që e pastrojnë atë, ne synojmë zemrën e modelit të biznesit kriminal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat