Shoqata “Vitia” nga Gjeneva nderoi me mirënjohje kryetarin e komunës Sokol Haliti - Bota Sot
Shoqata “Vitia” nga Gjeneva nderoi me mirënjohje kryetarin e komunës Sokol Haliti

Diaspora

E diel, 19 gusht 2018

Shoqata “Vitia” nga Gjeneva nderoi me mirënjohje kryetarin e komunës Sokol Haliti

Nga: Aziz Zuka Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:51
Pamje nga ndarja e Mirënjohjes nga kryetari I Shoqatës “Vitia” Xhavit Islami, kryetarit Haliti

Për kontributin e dhënë  në organizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta me Shoqatën “Vitia”, e veçanërisht në organizimin e Mbrëmjes Humanitare për grumbullim të mjeteve për familjet e pastreha, kryetari i  Shoqatës Humanitare “Vitia” me seli ne Gjenevë, përmes kryetarit të saj  Xhavit Islami, ka nderuar sot kryetarin e komunës Sokol Halitin me një mirënjohje. Ne fjalën e tij të rastit  gjatë dorzimit të kësaj mirënjohjeje  Xhavit Islami, u shpreh : “Kjo mirënjohje i dhurohet kryetarit Haliti për kontributin e dhënë në vazhdimësi për zvogëlimin e rasteve sociale dhe të pastrehëve në komunën e Vitisë”, ka thënë Islami.

E  kryetari I komunës Sokol Haliti, ka falënderuar udhëheqësit dhe anëtarët e Shoqatës “Vitia” në Gjenevë, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka premtuar që edhe në të ardhmen do të jetë përkrahë iniciativave të përfaqësuesve të kësaj shoqate humanitare, duke iu ndihmuar edhe në organizimin e mbrëmjeve të ndryshme humanitare si në Diasporë ashtu edhe tek institucionet komunale. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test