Rrëfimi i shqiptares që punon në qeverinë kanadeze - Bota Sot
Rrëfimi i shqiptares që punon në qeverinë kanadeze

Diaspora

E hënë, 20 gusht 2018

Rrëfimi i shqiptares që punon në qeverinë kanadeze

Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:58
Shpresa Loshaj

Një nga rrëfimet e suksesit të diasporës shqiptare përshin Shpresa Loshajn që për pesë vite po punon në qeverinë e Kanadasë.

Loshaj që është këshilltare për politikat e pronësisë intelektuale në Kanadë ka thënë se është e angazhuar edhe për të dhënë ndihmë në Kosovë.

E ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Loshaj tregoi se po punon në një dokumentar lidhur me gratë gjatë luftës në Kosovë.

“Film dokumentar jam duke e bërë për përvojat dhe rolin e gruas gjatë luftës në Kosovë sepse kur kam filluar në bisedë me gra e kam pa që gratë nuk kanë qenë viktima sikur paraqiten dhe nuk janë pjesë e narracionit të luftës tash”, ka thënë Loshaj.

Ajo po ashtu tregoi se ka bërë një hulumtim shkencor që përfshin komunitetin ndërkombëtar dhe Kosovën.

“Edhe unë gjithmonë jam munduar të mbaj kontakt dhe të mësoj për Kosovën dhe kam bërë një hulumtim shkencor se sa ka mujt komuniteti ndërkombëtar t’i ndihmojë Kosovës të krijojë kapacitet institucional”, ka thënë Loshaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test