Dega e LDK-së për Benelux festoi 28 vjetorin e themelimit - Bota Sot
Dega e LDK-së për Benelux festoi 28 vjetorin e themelimit

Diaspora

E diel, 27 maj 2018

Dega e LDK-së për Benelux festoi 28 vjetorin e themelimit

Nga: Ferid Shehu Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:13
Foto nga tubimi i djeshëm: në plan të parë: Haki Rugova, Anton çuni, Bahtir Kastrati, Sali Morina, Sulejman Gjana

Nderuan me pjesëmarrje delegacioni i lartë nga Kosova : Haki Rugova Nënkryetar i LDK-së, Anton çuni deputet i LDK-se në Parlamentin e Kosovës, Sali Morina, kordinatori i LDK-se per pune me diasporen, Sulejman Gjana Kryetar i Partise Legalitetit në Shqipëri, Amet Gjanaj deputet në parlamentin e Regjionit të Brukselit si edhe delegacione të LDK-se nga Gjermania e Zvicra.

Dita e diele 13.05.2018. do mbetet e gravuar ne kujtesen e mergates shqiptare respektivisht anetareve dhe simpatizanteve te LDK-se,në Belgjike, te cilet e festuan 28 vjetorin e themelimit te deges LDK per Beneluks.Tubimin festiv e hapi  moderatorja Kristela Bytyçi, e cila tha:" se jemi mbledhur sot ta festojmë 28 vjetorin e themelimit të LDK-se, parti e parë shqiptare dhe antikomuniste në ish Jugosllavi.LDK-ja e udhëhequr nga presidenti historik i Kosoves Ibrahim Rugova, dha kontribut shumë të madh ne organizimin e pupullit ne betejen per liri,demokraci, pavarësi të Kosovës u muarr vesh  bashkë me ndihmën e miqëve nderkombetar." Ajo pastaj ia dha fjalën moderatorit tjetër të ketij evenementi, zotriut Gjavit Belaj, Sekretar i Përgjithshëm i Degës LDK-së për Benelux, i cili e udhëhoqi manifestimin deri në fund.Ai përshendeti delegacionin nga Prishtina që i theksuam me lartë dhe mysafiret e tjerë si Nebi Geci, Ismal Bytyçi ( tre mandate kryetar dege i LDK per Benelux), Fazli Hajdari dega LDK Gjermani, Idriz Zeqiraj kryetar i deges LDK  për Bavari, Ismet Gjata shoqata çamëria nga Gjermania, Avni Kojelli përfaqesues i deges Partise Demokratike të Shqipërisë në Belgjikë etj.

Ai pastaj ia dha fjalën Bahtir Kastrati, Kryetar i Degës LDK për Benelux, i cili tha:" Ndihem i privilegjuar ta mbaje kete fjalë rasti para juve, ju pershendes gjithe te pranishmëve dhe sidomos mysafiret e larte nga Kosova, Gjermania, Zvicra. LDK-ja personifikon shtetin e Kosovës dhe për kete kanë kontribuar veprimtar edhe nga LDK-ja si i ndjeri Gani Azemi dhe gjithe deshmoret e tjere per te cilet ai kerkoi nje minute heshtje ne nderim te tyre. LDK-ja në krye me lidein e vet Ibrahim Rugova ka luajtur rol të madh që nga vitet e  1990-ta në rrugën drejt pavarësisë. Dega e LDK-se për Benelux në ate kohe ka organizuar me dhjetëra protesta para Parlamentit Europian, ka pergatitur Peticione me nota proteste derguar qeverive të shteteve europiane. E kemi pritur, ndihmuar vazhdimisht presidentin Rugova kur vinte në Bruksel ne punen e tij fisnike. Lobimi ynë ka patur rol të veçantë.dhe mendoj se dega e LDK-se per Beneluks, ka dhene nje kontribut modest ne procesin e gjate per liri,demokraci dhe pavaresi. Dua t'a theksoj se roli i mergatës shqiptare ka qene dhe eshte vendimtar per fatin e Kosoves. LDK-ja sot eshte forca më e madhe politike ne Kosove." perfundoi fjalën e tij Bahtir Kastrati.

Pastaj e morri fjalën Haki Rugova Nënkryetar i LDK-se dhe Kryetar i komunës së Istogut. Ai tha: "Të nderuar bashkëqytetarë tonë në Bruksel dhe nga shtetet tjera, ju si diasporë keni dhënë shumë për atdheun mundin tuaj, djersen, mjete financiare bile edhe gjak. Ne e respektojmë shumë kontributin tuaj dhe do tu jemi mirënjohës përgjithmon per punen e madhe qe keni bere. LDK-ja në zgjedhjet e fundit doli e para, pra edhe ne zgjedhjet e ardhshme do të jetë e para.Kurrë nuk kemi qenë më unik se sot. Ne vazhdojme konsultimet me kryetarin tone Isa Mustafa per punet tona.Ju edhe ne duhet punojme të krijojmë kontakte me institucionet europiane, te krijojmë miqësi dhe t'i ruajmë atë miqësi.Ne duhet t'i konsolidojme marredhenjiet tona te mira me miqët nderkombetar.Ju përgëzoj dhe uroj 28 vjetorin e deges LDK per Benelux, ju faleminderit dhe nderime për të gjithë".e perfundoi fjalen e vet Haki Rugova.

Me pas foli Anton Quni-Deputet i LDK ne Parlamentin e Kosoves, ai tha :"Eshte e para here qe e takoj mergaten shqiptare ne Belgjike dhe jam i gezuar per kete fakt.  Pata rastin te njihem me mergimtare te gjeneratave te ndryshme duke filuuar nga ata te ardhur ketu ne vitet 1956,1962, 1968,1970 etj.U njohtova me shume miq nga te gjitha trojet etnike dhe me shokun tim te studimeve Gjavitin. Juve e keni lidhur fatin e juve me Kosovën dhe ju të gjithë i besuat  vizionit te presidentit Rugova. E ndiej vehten ketu me ju si ne familjen time si me bashkëluftëtarët e mi.Të gjitha të arriturat e Kosoves nuk jane vetem te atyre qe jetojne ne Kosove por jane te perbashkëta te juve ne diaspore dhe atyre ne Kosove.Roli i juaj është i rëndësishëm në proceset e integrimeve ueroatlantike  qe po kalon Kosova. Nuk ka këshilltar më të mirë se mergata shqiptare per integrime europiane. Urime per te gjitha të arriturat e Kosovës, perfundoi Anton çuni.

Pastaj foli Sali Morina kordinatori i LDK-së, per punen me diasporen, ai tha:" Dega e juaj ka kontribuar shumë për Kosovën dhe bashkëpunimin me presidentin Rugova e keni patur te mire.  Kete pune duhet ta vazhdoni, Kosova ka nevojë për JU, sidomos me investime tuaja ekonomike ne Kosove, ju do te kontriboni shume. Sikur eshte shembulli i mirë i investitorit nga Belgjika zotriut Ismal Bytyçi, i cili investoi ne Istog, ku punesoi shume veta.Falenderoj kryetarin Kastrati për ftesën dhe punën e mirë që e ka bërë. U jemi shumë mirënjohës për kontributin qe e keni dhene ju mergata per Kosoven.",e perfundoi z.Morina.pastaj fjalen e morri ISMAIL BYTYQI, i cili edhe vet eshte mergimtar dhe investitor ne Kosove, anetare i Keshillit Pergjithshem te LDK ne Prishtine. Ai tha "pershendetje per te gjithe sidomos vellezerit Gjanaj ( Ramadani  profesor universiteti ne Bruksel, nenvizimi im F.SH) dhe Sulejman Gjana Kryetar i Partise Legalitetit ne Shqiperi.)Pershendes imamin e xhamise shqiptare Nuhi Shaqiri etj.LDK-ja ishte dhe eshtë parti lëvizje për LIRI, DEMOKRACI E PAVARESI dhe me kete qe nga fillimi ofruam shume njerez dhe ky sllogan liri,demokraci pavaresi edhe sot eshte aktual dhe duhet punojme per te. LDK-ja punoi per jetesimin e lirise dhe demokracise ne Kosove. Duhet jemi krenar me LDK si parti kryesore force motorike e zhvillimit te Kosoves".e perfundoi z.Bytyçi.

Më pas e morri fjalën Idriz Zeqiri, Kryetar i Degës LDK-se per Bavari në Gjermani. Ai tha " Të nderuar bashkëatdhetar, gëzuar 28 vjetorin e deges LDK per Benelux.Se pata ndërmend te flase, por si shokë klase i Ibrahim Rugoves, dua t'i them dy fjalë. Rugova gjithenje ishte i pari, asnjëhere i dyti edhe si profesionit kritik letrar ishte sudiues shkencor shumë i mirë edhe si polemist u shqua si kryetar i Shoqates Shkrimtareve te Kosoves ne polemika me shkrimtaret serb.Me kujtohen punet dhe takimet me kryetarin e parë të LDK ne Benelux z. Ramiz Zekolli pastaj Ismal Bytyçin,Gani Azemin,Ramadan Gashi,Kujtim Hajdaj, Bahtir Kastrati. Dega e LDK për Benelux ka luajtur rol kyç në qendrat politike europiane. Themelimi i LDK-se ishte hap i qëlluar sepse me ate u bë 1.Ndihma për mbijetesën e Kosovës,2.Krijimi i Fondit të obligueshëm 3%  ;, 3.Ndërkombëtarizimi i çështjes të Kosovës.Ibrahim Rugova dhe Jusuf Gërvalla ishin nxënësa dhe poet me te dalluar te gjimnazit te Pejes. Rugova ishte i pari per formimin e Ushtrise së Kosoves- FARKUT, ai u tha eproreve" se si do te organizoheni ju e dini vet per çlirimin e Kosoves, por kthim mbrapa nuk ka". Rugova ishte i pari ne krijimin e institucioneve paralele shteterore ne Kosove.Njihet fjala e Rugoves të mbrohet pragu i shtëpisë.LDK e bëri luftën dhe paqën,këto gjëra kanë data dhe emërtime të fushebetejave. Pa Betejen e Loxhës dhe sidomos betejën e Koshares lufta e Kosovers per liri do te ishte abstrakte.LDK-ja është në rrugë të mbarë me reforma konkrete të fuquzohet,"e perfundoi  Idrizi.

Pastaj foli Sulejman Gjanaj Kryetar i Partisë Legalitetit në Shqipëri,(i lindur dhe shkolluar në Belgjike magjister per ekonomi, nenvizimi im,F.SH.),ai tha :" Hirësia e juaj i nderuari imam Nuhi Shaqiri, i nderuar Bahtir Kastrati, te nderuar zoteri Rugova dhe Anton çuni, Kur e morra ftesën me ardhur në kete festim, më kaluan ndërmend shume momente në të kaluarën kur kemi bashkëpunuar bashke me degen e LDK-se ne si dy fuqi politike te vetem parti te djatha nacionaliste.Partia e Legalitetit ishte mobilizuar t'a ndihmoje dhe mbrojë kosovën gjatë viteve 1980 dhe 1990-ta.Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet lideri historik i Kosoves dhe frymezues i pavaresise.Neve Partia më e vjeter shqiptare Lëvizja e Legalitetit me kujtohet bashkëpunimi me degen e LDK-se për Benelux, punuam bashkë në atë kohë para dhe gjatë luftës në sensibilizimin e botës me problemin e Kosoves. I kemi derguar porosi popullit te Kosoves se nuk eshte i vetem ne luften me Serbinë. Kemi patur takime diplomatike me të gjitha kancelarit europiane edhe me mediat belge e europiane ( bile Sulejmani ne gazeten prestigjioze frankofone belge," La Libre Belgique", me nje shkrim autorial kishte kerkuar ne mars 1999,bombardimin e Serbise nga NATO, nenvizimi im F.SH.) ne nacionalistet të edukuar me fryemen e Zogizmit dhe Abaz Kupit kemi punuar per atdheun pa pritë asgjë në këmbim. Partia e Legalitetit do vazhdoj bashkepunimin me partite e djathta nacionaliste siq eshte edhe LDK-ja.  Do punojme bashke ne ndertimin e mireqenjies kombetare dhe do kontribuojme me shume se majtistat apo globalistet të kohes moderne. Me respekt kujtoj punen qe e kemi bërë me shokët:  Gani Azemi, Ibish Lipa, Ismal Bytyçi, Ramiz Zekolli, Isen Demiri, Ramadan Gashi, Bahtir Kastrati, Gjavit Belaj", e perfundoi fjalën e vet Gjana.

Pastaj folën nga pak edhe Zeqir Mehmeti, Fazli Hajdaringa dega e LDK Gjermani, ky i fundit  tha "se bashkëpunimi yne ka qene dhe do te jete i mire". Pastaj pershendeti edhe perfaqesuesi i LDK nga Zvicra.

Programi Artistik,  këngëtari Mhedi Berisha, me orkestrin e tij i argëtoi te pranishmit me kenge patriotike si ajo  Marshi i Ushtrise çlirimtare te Kosoves: Se ketu jam den baba den, per Kosove jap shpirtin tim"..Anëtari i kryesise se deges LDK-se per Benelux, prof.Sami Rexhepi ishte angazhuar per pjesen artistike te tubimit. Poezi recituan nxënëset e Shkollës Plotësuese Shqipe të Skarbekut: Albiona Avdiji recitoi me emocione poezine e Gjergj Fishtes: "Mallkuar qofte aii bir shqiptari qe nuk ia meson gjuhen shqipe femiut te vet..". Ishte shume simpatik recitali i dy nxënseve te shkolles shqipe te Skarbekut: ANIDA RAMADANI dhe FATIME IBRAIMI, ata recituat poezine e Asdrenit  "I dashtun Atdhe "dhe poezine e Naim Frasherit "Gjuha jone sa e mirë." 

Në fund Dega e LDK-se per Beneluks, kishte përgatitur shpërndarjen e MIRENJOHJEVE, veprimtarëve të dalluar. Me këtë rast u shpërblyen: 1.Haki Rugova, 2.Agim Veliu,3.Lutfi Haziri ( të tre nenkryetar te LDK-se)4.Anton çuni,5.Ismail Bytyçi, 6.Sulejman Gjana, 7.Rifat Jashari familja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, 8.Sali çeku, 9.Sali Morina, 10.Abaz Thaçi, 11. Smajl Hajdaraj, 12.Fadil Gashi, 13.Fadil Geci,14. Ismet 15.Haki Imeri, 16.Hisen Demiri (me origjine nga Kumanova),17. Ali Daci, mirenjohejn e morri Adem Daci.

Dhe në fund fare të theksojmë se LDK-ja me degen e vet në Beneluks loboi shume mire çeshtjen e Kosoves para dhe gjate luftes. LDK arriti nje sukses qe asnje parti tjeter nuk e ka sot në Kosovë, u integrua e para ne Europë, sepse LDK eshte anetare e Partive Popullore Europiane që eshte edhe kontribut i veprimtareve te deges LDK ne Belgjike:Gani Azemi, Ramiz Zekolli,Ismal Bytyçi,Ramadan Gashi,Musa Alaj, Kujtim Hajdaj, Bahtir Kastrati dhe u finalizua kur ishte kryetar dege: Valon Halimi njeri nga kuadrot me te kualifikuara per diplomaci nga LDK-ja dhe ish keshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test