Thaçi: Dialogu në mes të gjithëve në rajon tashmë është normalitet

Kosova

Thaçi: Dialogu në mes të gjithëve në rajon tashmë është normalitet

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 13:42
Hashim Thaçi

Ky është postimi i plotë:


Në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), sot, në Sofje të Bullgarisë, u mblodhëm sërish për të biseduar për të ardhmen e rajonit tonë.

Dialogu në mes të gjithëve në rajon tashmë është normalitet, kurse na mbetet që të ndërtojmë edhe mirëbesim në mes nesh, në mes popujve dhe të gjitha vendeve tona.

Na takon neve si liderë politikë të dëshmojnë se kemi tejkaluar armiqësitë e shekullit të kaluar dhe se jemi të përkushtuar të ndërtojmë të ardhme në paqe, stabilitet dhe në miqësi me njëri-tjetrin. HTH.

Image
Hashim Thaçi në Bullgari
Image
Gjatë punimeve
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat