Goditja më e rëndë kundër trafikantëve shqiptarë në Austri: Dënohen 9 prej tyre

Diaspora

Goditja më e rëndë kundër trafikantëve shqiptarë në Austri: Dënohen 9 prej tyre

Nga: Fitim Dika Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:53

Ata ishin arrestuar në regjionin Karntner, ndërsa në gjithë Europën ishin arrestuar 77 persona. Mes tyre edhe persona të lidhur me policë të korruptuar dhe që bënin jetë luksoze. Tani një pjesë e tyre janë dënuar edhe zyrtarisht. Tetë sosh me dënime prej 1.5 vitesh deri në gjashtë vite. Një grua duhet të qëndrojë 1.5 vite pas hekurave, por vendimi ndaj saj nuk është akoma i plotfuqishëm.

Një pjesë e madhe e të arrestuarve, përveç rekrutimit të shoferëve janë marrë edhe me plaçkitje dhe kundravajtje tjera ligjore. Ndaj katër personave është ngritur edhe arrest ndërkombëtar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat