Shoqata nga Austria ndihmon Kamenicën me dhjetëra artikuj e pajisje shtëpiake

Diaspora

Shoqata nga Austria ndihmon Kamenicën me dhjetëra artikuj e pajisje shtëpiake

Nga: Fitim Dika Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:57

Ndihma me sende dhe veshmbathje të shumta ka pritur qyteti Kamenica nga një shoqatë humanitare austriake, me seli në Gunskirchen. Kjo u bë falë përfaqësuesve komunalë në Kamenica, duke përfshirë edhe nënkryetarin, Fatmir Matoshi dhe Drejtoinë e Shëndetësisë, si dhe diaspora kamenicase që jetojnë e veprojnë në Austri.

Nga ndihmat e sjellura spiaksin 14 shtretër për QKMF-në dhe personat me aftësi të kufizuar, 35 karroca për personat me aftësi të kufizuar, inventar shkollor për shkollën në Strezoc, rroba dhe veshmbathje për familjet në gjendje të rëndë sociale, biçikleta dhe gjëra të tjera me vlerë.

“Kjo është një ndihmë dhe mbështetje e veçantë për komunën tonë dhe shumë familje, të cilat kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, dhe po ashtu për familjet që jetojnë në kushte të rënda sociale. Përfitues do të jenë edhe HandiKOS, QKMF-ja dhe shkolla në Strezoc. Për këtë donacion e falënderojmë shumë zotëri Herman Hochreiter, me kolegët e tij, ndërsa merita të veçanta kanë bashkatdhetarët tanë në Austri, e do t`i veçoja zotrinjtë Rexhep Isufi e Naser, Shkodra dhe të gjithë përkrahësit e këtij projekti. Falënderojmë zyrën e HandiKOS-it, drejtorin Agim Bucolli për kontributin, si dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale, Qamil Qehaja, me nxënësit e profesorin Nebi që ndihmuan në shkarkimin e këtyre mallrave”, tha nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi.

Herman Hochreiter nga Rumanienhilfe Gunskirchen, tha se 277 organizime të tilla kanë pasur në gjithë botën deri tani.
„Fqinjtë tanë në Austri janë nga kjo komunë, dhe ne në bashkëpunim me ta dhe me nënkryetarin e komunës tuaj arritëm me sukses të sjellim këtë donacion. Shpresojmë të kemi arritur që sadopak t’u ndihmojmë familjeve këtu”, tha Hochreiter./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat