Veprimtar dhe biznesmen të dalluar shqiptar, u takuan me Lazim Destanin në Nju Jork

Diaspora

Veprimtar dhe biznesmen të dalluar shqiptar, u takuan me Lazim Destanin në Nju Jork

Nga: Beqir Sina New York Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:32

BIG APPLE - NYC Presidenti i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës,Lazim Destani një biznesmen i suksesshëm, por, gjithashtu, edhe një filantrop i njohur, u takua dje në Russia Tea Room - Nju Jork, me disa nga udhëheqësit kryesorë të këtij rrjeti biznesh shqiptare në SHBA - Presidentin e saj z.Nazar Mehmeti, sekretarin Ismet Smajli, kryetari e kësaj dege për SHBA, zotin Elmi Berisha, Besim Malotën, Gani Fejza dhe Ylber Korça, udhëheqësit e këtij rrjeti biznesh shqiptare në SHBA.

Të pranishëm në këtë takim të cilin e moderoi botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, Vehbi Bajrami ishin Kryetari i Komunës së Prishtinës zoti Shpend Ahmeti, dhe Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përfaqsuesi diplomatik i Republikës të Kosovës z. Ylber Kryeziu, z. Avni Mustafaj, z.Arben Krasniqi dhe aktori Blerim Destani, të cilët ishin në Washington DC, për delegacionin e Shqipërisë dhe delegacionin e Kosovës, të ftuara të marrin pjesë në takimin tradicional amerikan "Lutjet e Mëngjesit”.

Duke, shfrytëzuar këtë takim - jo-formal, të organizuar nga zoti Destani, kryetari Komunës së Prishtinës, ndërsa bëri thirrje për thithjen e investimeve nga diaspora, mbasi ata tani kan aprovuar edhe një ligj të veçantë, i cili u jep prioritet këtyre invistimeve, kryekomunari i Prishtinës, shprehu shqetësimin e tij për gjendjen ekonomike dhe punësimin në këtë Komune, me 300 mijë banorë të regjistruar.

“Fatkeqësisht, tha i pari i Prishtinës, zoti Ahmeti, kjo gjendeje ka mbrritur deri këtu si pasojë e një politke, jo të drejtë të ndjekur nga pushteti - por që edhe opozita mban përgjegjësinë e saj, për t’u mos u shfaqësuar. Mbasi, duhet tha ai të gjitha së bashku ta zgjedhim këtë problem jetik të qytetit tonë - me ekonominë dhe punësimin e qytetarëve, e cila nuk është fare e mirë-“

Ndërkohë, ai kërkoi ndihmën e inevestimeve nga diaspora, shqiptare në SHBA, që të i rikthehet edhe një herë Kosovës, ashtu si para çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së saj.

“Mikëpritësi” i kësaj dreke, me miqt e tij nga Kosova, Shqipëria dhe SHBA, zoti Lazim Destani, Presidenti i kompanisë ECOLOG nga Tetova, megjithë skepticizmin e tij u shpreh i kënaqur me arritjet e shqiptarëve sot në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës.

“Shqiptarët, kurr nuk kanë qenë më të përparuar, të lirë, dhe ma mirë si Kombë sesa sot, tha ai duke shtuar se ... dhe pse për shqiptarët, nuk është koha e artë e asj që ata luftuan dhe punuan së bashku, ose ku duan shqiptarët të shkojnë, kudo që janë, por, duhet pranuar se kan ecur shumë përpara, pavarësisht politikanëve të cilët i udhëheqin sot”.

Zoti Destani, përmendi faktin se kalendari shqiptar në 25 vitet e fundit është orientuar me ngjarje të mëdha dhe historike : “Rënja e komunizmit, dhe demokratizimi i Shqipërisë, mbas 45 vjet diktature, Shqipëria në Nato, dhe aspirante për në Bashkimin Europian, Kosova e çliruar, e lirë dhe e pavarur, shqiptarët në Maqedoni kanë fituar më shumë të drjeta, ashtu si edhe ata në Mal të Zi, pak më ndryshe shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe shumë më pak ata në Çamëri.

“Busulla, kombëtare e shqiptarëve, sot është drejtuar vetëm nga një drejtim - miku ynë SHBA-së, dhe aleatët e saj në Perendim. Shqiptarët, janë aleancë me komunitetin ndërkombëtar ”, u shpreh Presidenti i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës,Lazim Destani një biznesmen i suksesshëm”

Ai bërë thirrje çdo shqiptari, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, apo Lugina e Preshevës, dhe diaspora, që të ndihmojë vendin e tyre, se duke ndihmuar atë i ndimojmë kauzës sonë, e cila ende nuk ka përfunduar i ndihmojmë vetvetes tonë.

President i këtij rrjeti, biznesmenin e suksesshëm Nazar Mehmeti dhe veprimtari i njohur nga Dallasi, u angazhua me gjithë anëtarët e delegacionit nga Dallasi, sekretarin Ismet Smajli, anëtarët Ylber Korça dhe Gani Fejza, se ata do të bëjnë më shumë që me bizneset e tyre të suksesshme, që të ndihmojnë me punën dhe eksperiencën e tyre në diasporë, ti ndihmojnë edhe më shumë vendorigjinës së tyre.

"Ne nuk jemi ata që i t'u premtojmë vendeve tona se ne ua zgjidhimin problemet ekonomike - jemi "alfa" e këtij, problemi, tha sekretari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, biznesmeni i suksesshëm nga Dallasi, Ismet Smajli, por ne jemi në gjendje të kontribojmë dhe japim ndihmën tonë, edhe duke investuar në Kosovë, Shqipëri e veiset shqiptare" tha ai.

Më pas folën edhe biznesmenë dhe veprimtar të njohur të komunitetit, Besim Malota, Elmi Berisha, Arben Krasniqi, dhe ish Drejtori Egzekutivë i KKSHA, zoti Avni Mustafaj.

Krasniqi, i cili është artistë, por edhe një veprimtar dhe biznesmen, tha se “Industria kulinare, në komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, është nga bizneset më të fuqishme, dhe jo pak fitimprurëse tek bizneset e shqiptarëve, por që fatkeqësisht, nuk është aq bashkëpunuese me ne shqiptarët, dhe aq kontribuese në vendin tonë”.

Kjo drek e cila u mbyll me një mbledhje “të vogël” e Rrjeti të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, me President veprimtarin e biznesmenin e suksesshëm Nazar Mehmeti - nga Dallasi, për të diskutuar rreth përgatitjeve për Konferecën e III-të, të këtij rrjeti afaristësh e biznesmenësh, shqiptarë nër botë, që do të mbahet këtë shtator në metropolin e botës New York City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat