Prof.Dr. med Florim Cuculi nga Zvicra, poston mesazh falenderimi në Facebook

Diaspora

Prof.Dr. med Florim Cuculi nga Zvicra, poston mesazh falenderimi në Facebook

Nga: Fitim Dika Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 10:26

Dr. Cuculi ka mbajtur dizertacionin me titull «Arteriet e vogla, ndikimi i madh. Roli i mikrocirkulacionit koronar te infarkti akut i zemrës», përpara të pranishmëve, familjarë të afërm dhe miq, si dhe para profesorit të tij Prof.Dr. med Thomas Gasser. Me këtë ai mori titullin Prof.Dr. med, në fillim të shkurtit, duke falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetje por edhe shtetin e Zvicrës.

Tani ai ka shkruar edhe një postim në Facebook, ku tregon rrugët që duhet të ndjekin shqiptarët, duke u bërë pjesë produktive e kësaj shoqërie, pasi kjo është në të mirë edhe për vendet nga ku kemi ardhur. Në vijim Bota sot ua sjell të plotë shkrimin e tij në Facebook:

"Te nderuar. Ne pamundesine qe t'ju pergjigjem te gjitheve individualisht dua t'ju drejtohem me 2-3 fjali ne kete menyre. Shume faleminderit per fjalet e mira dhe per urimet qe mi keni derguar. Suksesi im si shqiptarë në Zvicer eshte sukses i te gjithe shqiptareve. E kam thene edhe me heret qe ky vend na ofron shume mundesi - pra te mundohemi ti shfrytzojme, te edukohemi e te behemi pjese kontribuese dhe produktive e kesaj shoqerie. Te tille do jemi te mire per Zvicren por poashtu te mire edhe per vendet nga ku kemi ardhur. Deshira ime e madhe eshte qe rrugen e suksesit ta vijojne edhe mijera te tjerë. Ju faleminderit edhe njehere. Me respekt dhe dashuri. Florimi"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat