Arrestohen dy grabitës shqiptarë në qytetin gjerman Pinneberg

Diaspora

Arrestohen dy grabitës shqiptarë në qytetin gjerman Pinneberg

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:59

Një kontroll i gjërë i policisë gjermane të mërkurën mbrëma, për gjetjen e grabitësve në rrugën Hauen në Pinneberg, Gjermani, korri rezultat gjatë ditës së nesërme, e enjte, 14.00.

“Dy grabitësit ishin shqiptarë të moshës 21 dhe 22 vjeçar,” shkruan media gjermane abendblatt.de.
Një banor aty pranë kishte dëgjuar alarmin dhe më pas vërejti përmes dritës grabitësit, përcjell Bota sot.

Kur u arrestuan atyre ju konfiskua sasi e madhe e sendeve me vlerë dhe stoli ari në çantë.

Ata ndodhen në paraburgim, ndërsa policia kërkon dëshmitarë për rastin në telefonine mëposhtëm: 04101/20 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat