Burgoset biznesmeni shqiptar i ndërtimit në Londër, vodhi 300 mijë paund

Diaspora

Burgoset biznesmeni shqiptar i ndërtimit në Londër, vodhi 300 mijë paund

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 23:24

Pronari shqiptar i një firme ndërtimi në Londër është dënuar me dy vjet burg për evazion fiskal që kap vlerën 300 mijë paund.

Leonard Gjini, 33 vjeç, nga Purley, Greater London, kishte themeluar kompaninë e ndërtimit “Leo” në prill 2010, por nuk kishte paguar asnjë taksë që prej atij viti, duke mbajtur edhe punonjësit në ët zezë, pa paguar sigurimet e tyre.

Shqiptari i kishte përdorur paratë për pagesat e hipotekës dhe për të financuar shpenzimet e shtëpisë, edhe pse pretendonte se i kishte përdorur për lojërat e fatit dhe për të përballuar netët e tij gjatë të cilave dilte për të pirë.

“Dështimi për të paguar taksat nuk do të tolerohet dhe se është e padrejtë për bizneset e tjera legjitime të cilët paguajnë taksat e tyre në kohë”, u shpreh Alan Tully, drejtori investigativ.

Gjini u deklarua fajtor për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat publike në Gjykatën “Croydon Crown” më 26 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat