Shkelzen Gashi, firmosë për luajtur me Colorado Rapids në SHBA

Diaspora

Shkelzen Gashi, firmosë për luajtur me Colorado Rapids në SHBA

Nga: Beqir SINA New York Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 07:08

CLOLORADO : Futbollisiti kuqezi Shkelzen Gashi, ka firmosur, kartonin e tij dhe do të bashkohet me skuadrën e super Ligës Amerikane MLS - Colorado Rapids për sezonin 2016.

Në Colorado Rapids ai vjen mbasi më përpara pati nënshkruar për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare me Shqipërinë, shkruan faqja e internetit të skuadrës Amerikane, duke njoftuar të hënën se Shkelzen Gashi ka marrë të drejtën nga pala zvicerane FC Basel, për të luajtur me një klub të MLS, Colorado Rapids nga Colorado.

Gashi ka nënshkruar një kontratë të caktuar e ashtuquajtur “Designated Player contract,”, duke e bërë atë futbollistin e tretë nga Europa, të një klubi të MLS, “Colorado Rapids” nga Colorado, pasi përpara tij, ka nënshkruar kartonin e tij edhe futbollisti skocez Kevin Doyle.

Në rrjetin social Facebook dhe Twitter, klubi Amerikan shkruan se 27-vjeçari me pashaport shqiptare Shkelzen Gashi, e ka çuar në Super Ligën zvicerane, ne krye të tabelës skuadrën e tij, duke qenë golashenuesi më i mirë në secilin prej dy sezonet e kaluara.

Javën e kaluar, Colorado Rapids, ka huazuar një tjetër PD, spanjollin Juan Ramirez, nga Almeria.

“Shkelzeni Gashi ishte objektivi kryesorë i ynë, për një kundërsulmes këtë season që vjenë," tha drejtori klubit të futbollit Colorado Rapids Paul Bravo.

"Ai ka provuar të jetë një golashënues “pjellor" në suksesin e klubit të tij, por edhe në kupat evropiane. Përveç kësaj ai ka qenë i rëndësishm në ndeshjet kualifikuese, të ekipit të tij kombëtar për Euro 2016, Shqipërisë. Ne jemi të kënaqur për të nënshkruar atë në një transferim të përhershëm dhe të shohim përpara , duke luajtur tek ne për të parë atë në vazhdim . " thotë drejtori teknik i klubit amerikan.

Më pas të hënën, Rapids dërgoi mesfushorin Marcelo Sarvas tek D.C. United në këmbim të parave në merkaton e shpërndarjes.

Gashi përfaqëson Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, por ka lindur në Zvicër, ku ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale.

Përveç Basel, Gashi ka luajtur ndër të tjera, edhe me FC Zurich, Neuchatel Xamax, Aarau, dhe për Grasshoppers.

Që nga Basel deri tek bashkimi me Grasshoppers në vitin 2014, ai ka shënuar 31 gola në 55 paraqitje në të gjitha garat si lojtar titullar.

Colorado renditet e fundit në MLS sezonin e kaluar në shënimin e golave, duke gjetur rrjetën vetëm 33 herë në 34 ndeshje kampionat, dhe klubi tani mendon se ka shpresa që Gashi jo vetëm që mund të vazhdojë të gjejë rrjetën - golin e tij për të shënuar me Rapids, por gjithashtu ai mund të shërbej me pasime për Doyle.

Në nivel ndërkombëtar, Gashi ka shënuar një gol në 10 paraqitje.

Shkelzen Gashi është ftbollisti i dytë shqiptar që vjen nga Europa në super Ligën Amerikane MSL, pas bombierit shkodran Hamdi Salihut që luajti me Washington D.C






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat