​Për shkak të rrezikshmërisë anulohet edhe koncerti i Elina Dunit

Diaspora

​Për shkak të rrezikshmërisë anulohet edhe koncerti i Elina Dunit

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:58

Ministria e Diasporës në Kosovë lajmëron se pas kontaktit të vazhdueshëm me autoritetet Belge nga ambasada e Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, është rekomanduar që koncerti i jazz artistes Elina Duni me datën 28 nëntor në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare, të anulohet.

Kjo vjen si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme të krijuara pas sulmeve terroriste në Paris dhe situatës së krijuar në shtetin Belg.

“Autoritetet belge pas këtij akti të shëmtuar kanë ngritur nivelin e sigurisë në shkallën 4, me çka edhe janë anuluar të gjitha aktivitetet në kryeqendrën e tyre. Me këtë rast Ministria e Diasporës shpreh keqardhje për këtë njoftim dhe njëkohësisht lut për mirëkuptim nga bashkatdhetarët tanë të cilët në numër të madh të konfirmuar e kanë prit me padurim koncertin e Elinës gjatë manifestimit Ditët e Kulturës Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.

Aktivitetet tjera në kuadër të Ditëve të kulturës shqiptare në Belgjikë, si shfaqja e filmave të shkurtër ose shfaqja e "Sikur kjo të ishte shfaqje" me datën 30 nëntor 2015 në Mechelen mbeten aktive deri në një njoftim tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat