Xhemail Mustafa i paharruar në 15 vjetorin e rënjes për fjalën e lirë !

Diaspora

Xhemail Mustafa i paharruar në 15 vjetorin e rënjes për fjalën e lirë !

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 12:25

Xhemail Mustafa u lind më 23 gusht 1953 në Gllamnik të Podujevës. Xhemail Mustafa, është njëri nga themeluesit e LDK-së më 23 dhjetor 1989. Ai u vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë.

Data 23 për familjen Mustafa është trefishuar me emrin e Xhemailit, por më e dhimbshmja mbetet 23 nëntori i vitit 2000 kur familja, LDK-ja dhe Kosova mbetën pa Xhemail Mustafën.

Ishte punëtor i palodhshëm për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta.

Rreth dy dekada ishte pjesë e politikës, përkatësisht që pas demostratave të vitit 1981. Që nga themelimi i LDK-së e deri në ditën e vrasjes, ishte këshilltar i presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Më hyrjen e kombëtares, "Bota sot" në vitin e lirisë së Kosovës më 1999,Xhemail Mustafa filloi të na shkruaj me "Analizën e së Martës", dhe shkrime tjera.

I angazhuar shumë në politikë dhe publicistikë Xhemail Mustafa mbetet legjendë e pavdekshme për Republikën e Kosovës dhe Kombin shqiptarë. Pas vdekjes, Xhemailit iu botua libri i vetëm "Një lutje për Prishtinën", sepse ai asnjë minutë nuk e lëshoi Prishtinën edhe gjatë bombardimeve 77 ditëshe të NATO-s. Prishtina ndihet krenare pse një shkollë mbanë emrin e tij, por Podujevës i mungon edhe sot përmendorja e Xhemail Mustafës !!!

Megjithatë Xhemail Mustafa mbetet i paharruar në 15 vjetorin e rënies për fjalën e lirë, lavdi. /Bahri Rashica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat