Shqiptari më i urryer në SHBA merr një tjetër goditje

Diaspora

Shqiptari më i urryer në SHBA merr një tjetër goditje

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 20:28

Kompania farmaceutike që zotërohet nga shqiptari Martin Shkreli, i cilësuar si një nga njerëzit më të urryer në Amerikë, ka pësuar humbje me rreth 15 milionë dollarë.

Emri i Shkrelit bëri bujë në shtator, kur firma e tij rriti çmimet e një ilaçi të përdorur për trajtimin e personave me sistem imunitar të dobët, si pasojë e sëmundjes AIDS, duke rritur kostot e pilulave nga 13,50 dollarë në 750 dollarë.

Veprimi i tij u dënua nga kandidatët për presidentë të SHBA-ve Hilari Klinton dhe Donald Trump, grupet mjekësore dhe ekspertët e shëndetit në mbarë botën.

“Independent” shkruan se pas kësaj lëvizjeje aspak të pëlqyer, shqiptarit nuk i ka ecur edhe aq mbarë. Firma e tij farmaceutike regjistroi një humbje prej 14.6 milionë dollarë neto në tremujorin e fundit duke arritur kulmin në fund të shtatorit.

Pas polemikave, Shkreli u zotua se do të ulte çmimin e “Daraprim” në një çmim më të përballueshëm, i cili i lejon kompanisë të fitojë shumë pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat