Ministri Valon Murati priti “uraganin shqiptar” Tefik Bajrami

Diaspora

Ministri Valon Murati priti “uraganin shqiptar” Tefik Bajrami

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:34

Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në zyrën e tij kampionin më të ri evropian të boksit në versionin WBU, Tefik Bajrami. Bajrami e fitoi këtë titull në meçin që e zgjodhi ta mbante në Kosovë, përkatësisht në Podujevë, ku si kundërshtar e kishte boksierin hungarez, Attila Makula.
Bajrami është boksieri i parë shqiptar që e fiton titullin e kampionit të Evropës në Kosovë.

Ministri Murati u shpreh i kënaqur me vizitën e Tefik Bajramit, të cilin e përgëzoi për suksesin e arritur.

“Falënderoj Tefikun që fillimisht ka zgjedhur Kosovën prej të gjitha vendeve në botë ku ka mundur ta realizojë meçin, e më pas edhe për emocionet e dhëna gjatë 5 raundeve, kur edhe e fitoi titullin e kampionit në versionin WBU. Sukseset e shqiptarëve në diasporë janë evidente në shumë fusha, si kulturë, politikë, art e shkencë. Rasti i Tefik Bajramit është shembull i mirë që diaspora shqiptare është duke shkëlqyer edhe në fushën e sportit”, tha ministri Murati.

Në anën tjetër, z. Bajrami shprehu falënderimet ndaj Ministrisë së Diasporës për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke u zotuar se edhe në të ardhmen do të kontribuojë për afirmimin sa më të madh të sportit, por edhe ndihmë për të njëjtin në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat