LDK reagon ndaj deklaratave të Shefqet Dibranit

Diaspora

LDK reagon ndaj deklaratave të Shefqet Dibranit

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:04

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me informatat e publikuara në mediat elektronike, të cilat i referohen deklaratës së Shefqet Dibrani, i cili deklarohet në emër Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër.

LDK-ja përmes një komunikate për media fton anëtarësinë dhe simpatizantët e saj që të mos humbin kohë siç thuhet “me deklarata dhe komunikata të pa autorizuara dhe dashakeqe të aventuriereve sikur z. Dibrani”.

Sipas LDK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të informojë publikun vendor dhe veçmas anëtarët dhe simpatizantët e saj në Zvicër, se përfaqësues i vetëm dhe legjitim i zgjedhur të përfaqësojë zërin e Lidhjes Demokratike në Zvicër, është Haki Latifi, i cili ka përfaqësuar anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Zvicër, në Kuvendin zgjedhor të fundit të LDK-së dhe vazhdon të jetë Kryetar legjitim i Degës së LDK-së në Zvicër.

“LDK-ja ri-konfirmon që në kuadër të proceseve të brendshme dhe rolit të saj prijës në procesin e shtet-ndërtimit dhe shtet-formimit, LDK-ja ka dëshmuar se angazhohet që diaspora të luajë një rol aktiv dhe të integruar. Kjo është mënyra më e mirë dhe e vetme që diaspora të vazhdojë t’i shërbejë interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat