Rinori, biri i luftëtarit Saim Tahiraj, kandidat për zgjedhjet nacionale në Zvicër

Diaspora

Rinori, biri i luftëtarit Saim Tahiraj, kandidat për zgjedhjet nacionale në Zvicër

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 14:52

Rinori Tahiraj, është njëri prej kandidatëve të shumtë shqiptarë që garojnë për një vend për deputetë. Rinori është djali i Saim Tahirajt, bashkëpunëtorit të ngushtë të Sali Çekajt, dhe kryetar i shoqatës me të njëjtin emër, me seli në Zvicër.

Rinori garon në Zvicër, në zgjedhjet e lira nacionale, për deputetë nacionalë në këtë shtet. Ai është pjesë e listës zgjedhore të partisë së djathtë CVP – Partia Kristian Popullore e Zvicrës.

Shqiptarët në Zvicër, sidomos në organizimet në LDK dhe PSHDK kanë pasur dhe bashkëpunim shumë të mirë me të djathti në Zvicër, veçanërisht CVP-në, dhe kjo ishte prej partive të para parti politike shqiptare që reagoi kundër shtypjes së shqiptarëve nga regjimi serb, që nga viti 1990. Po ashtu kjo parti ishte në mbrojtje të çështjes shqiptare edhe në institucionet politike europiane. Ishte shumë energjike edhe për të ndihmuar shqiptarët në kohën e krizës kur nga Kosova Serbia dëboi rreth një milion shqiptarë më 1999. Në këtë fushatë nacionale CVP, i ka tri prioritete: Forcimi i familjes dhe vlerat e saj; Sigurimin e vendeve të punës; dhe Sigurimin në përgjithësi dhe ai social në veçanti.

Për herë të parë në saje të bashkëpunimit të ngushtë të partive shqiptare LDK-së dhe PSHDK-së, është arritur marrëveshja që shumë shqiptarë të kenë kandidatët e tyre në listat zgjedhore.

Për herë të parë shqiptarët kanë shansin që të votojnë më shumë se një kandidat shqiptarë në këto zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat