Thuringen: I riu sirian mbron shoqen gjermane nga sulmi shqiptar

Diaspora

Thuringen: I riu sirian mbron shoqen gjermane nga sulmi shqiptar

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:26

Një zënke mes nxënësve të një shkolle dhe tre azilkërkuesve shqiptar të dehur, përfundoi me plagosjen e një siriani 15 vjeçar. Plagosja është kryer me anë të thikës prej grupit.
Ngjarja ndodhi kur grupi i nxënësve ishte duke shkuar në shkollë, rreth 7:30 të mëngjesit, ku dy vajza janë bërë pre e grupit shqiptar të alkolizuar afër qendrës për azil.
“Nxënësit janë rrahur dhe keqtrajtuar”, tha përfaqsuesi Rainer Zobel, gazetës Thuringer, transmeton Bota Sot.
“Nuk ka qëndruar indiferent siriani i klasës së 7, i cili ka ndërhyrë duke u plagosur vetë dhe njëkohësisht duke plagosur një nga shqiptarët sulmues,” shkruhet mes tjerash në gazetën lokale të Thuringerit.
Ministri i Mbrojtjes të Landit gjerman në Thuringen, Holger Poppenhaeger, nga rradhët e partisë së majtë gjermane SPD, deklaroi se kjo situatë është neutralizuar dhe do merren masa për mos përsëritjen e saj./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat