Shoqata vendore ekspozojnë në Prishtinë për tri ditë prodhime artizanale

Diaspora

Shoqata vendore ekspozojnë në Prishtinë për tri ditë prodhime artizanale

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:57

Rreth 60 shoqata, organizata joqeveritare, nga gjitha trojet shqiptare janë mbledhur sot në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për të organizuar tani më tradicionalisht, panairin me veshje kombëtare dhe prodhime të tjera vendore.

Pjesëmarrësit në këtë takim u falënderuan Ministrisë së Diasporës që është bashkë organizatore e këtij panairi, për mundësinë e dhënë që para bashkatdhetarëve të promovojnë prodhimet artizanale, ushqim, veshmbathje, bizhuteri të ndryshme e të cilat janë të gjitha punime dore.

Prodhuesit vendor në panair i vizitoi edhe Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, i cili deklaroi se “ky aktivitet tradicional, që e zhvillojmë në kuadër të muajit “Ditët e Diasporës”, do të jetë tri ditë. Qëllimi kryesor i këtij panairi është të mbledhë në një vend shoqatat e gratë me punimet e tyre, veshjet e ushqimin tradicional, të cilat bashkatdhetarëve tanë u mungojnë gjatë gjithë vitit”

Po ashtu, ministri Murati theksoi se edhe ky aktivitet është pjesë e fushatës “Ti je pjesë e atdheut” , që lidhet ngushtë me fushatën për hartimin e regjistrit të diasporës.

Në këtë panair, ku po i ekspozojnë veshjet dhe prodhimet e tyre, po marrin pjesë shoqata, individë dhe OJQ të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe nga Turqia.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat