Destani :”Sot kam pasur kënaqësi të ndaj disa orë me miq të shquar nga Amerika e Kosova”

Diaspora

Destani :”Sot kam pasur kënaqësi të ndaj disa orë me miq të shquar nga Amerika e Kosova”

Nga: Beqir SINA- New York Më: 4 korrik 2015 Në ora: 10:26

SHKUP : Delegacioni Amerikano-Shqiptar, kryesuar nga Kongresisti, e mbi të gjitha Lobisti i Kauzës Shqiptare Eliot Engel, miku i deshmuar i shqiptareve ne Kongresin amerikan, dhe Ambasadorin Bejli, biznesmenin shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari, dhe councilwomen Lisa Milicaj, botuesin e gazetës shqiptaro amerikane ‘Illyria’ në SHBA, z. Vehbi Bajrami, dhe Roni Bajrami, veprimtari i njohur Rrustem Gecaj, dhe i bir Avni Gecaj, dr Naim Dedushaj drejtor në Ministrinë e Diasporës, Kosovë, si dhe shumë miq të tjerë nga bota akademike, ajo e biznesit, medias dhe nga sfera tjera të jetës shoqërore në vend e rajon, ka pasur nje pritje mjaft te ngrohte sot ne Shkup shtruar nga afaristi i mirënjohur i përmasave globale z. Lazim Destani,- Kryetar Nderi i Unionit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Destani, mbasi ka shoqeruar kete delegacion gjate kësaj jave, edhe ne takimet dhe festimin e 4 Korrikut 239 Vjetorit te dites se Pavarese se SHBA - Prishtine, ai ftoje kete delagacion dhe Shkup, për të zhvilluar vizita të rëndësishme miqësore dhe politike, ka shkruar ne rrjetin social facebook .

Ai thote se ka pasur nje kenaqesi te vecante per takimet me delegacionin Amerikano-Shqiptar, kryesuar nga Kongresisti, e mbi të gjitha Lobisti i Kauzës Shqiptare Eliot Engel, miku i deshmuar i shqiptareve ne Kongresin amerikan.
Zoti Destani, shkruan ne profilin e tij ne facebook se :”Më bëri nder të veçantë ftesa për të qenë prezent në takimet e organizuar në Prishtinë, për nder të biznesmenit të mirënjohur, mikut tonë z.Harry Bajraktari.
“Uroj të shtohen dhe të rriten gjithnjë e më shumë storjet e suksesit të biznesmenëve dhe veprimtarve shqiptarë gjithandej nëpër botë!” shprehet Destani.

Nderkohe, qe per takimin miqesor dhe mjaft te rendesishem, ne pritjen e tij ne Shkup, ku moren pjese edhe kryetari i DDR, dr Kastriot Haxhirexhaj, afaristi Turan Rusi,e te tjere, zoti Destani thote :

Të dashur miq,

Një moment të veçantë për ta ndarë me ju e kam takimin e sotëm me Kongresistin Eliot Engel, Ambasadorin Bejli, biznesmenin shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari, biznesmenin dhe veprimtarin nga Amerika Rrustem Gecaj, botuesin e gazetës ‘Illyria’ në ShBA z. Bajrami, z. Dedushaj drejtor në Ministrinë e Diasporës, Kosovë, si dhe shumë miq të tjerë nga bota akademike, ajo e biznesit, medias dhe nga sfera tjera të jetës shoqërore në vend e rajon.
Z.Engel, me gati tre dekada eksperiencë në Kongresin Amerikan, që nga ditët e para ka patur një rol të veçantë në përkrahjen e çështjes shqiptare gjatë gjithë karrierës së tij. Edhe tash në këto momente të vështira që po kalon rajoni ynë, ai vazhdon ta japë kontributin e tij shumë të çmueshëm e me rëndësi specifike.

Nga takimi ynë para dy ditësh në Prishtinë dhe ky sot në Shkup u pa qartë përkrahja e parezervë që SHBA na jep ne shqiptarëve dhe gjithë rajonit tonë në momentet më të duhura. Mençuria dhe udhëzimet e z. Engel janë dëshmuar në të gjitha kohërat përgjatë këtyre tre dekadave të mbështetjes dhe kontributit permanent për gjetjen e zgjidhjeve më të mira.

Formula amerikane e barazisë qytetare e bazuar në sistemin e tyre kushtetues pa dallim kulture, ngjyre, religjioni dhe tradite është çelësi i suksesit për perspektivën Euroatlantike të rajonit tonë. Në aspektin e ekonomisë liberale që krijon shanse dhe mundësi për të gjithë që duan dhe dinë të punojnë por edhe për ata që nuk dinë por duan të mësojnë, qëndron zgjidhja e problemeve tona jetike për përmirësimin e standardit jetësor dhe reduktimin e problemeve dhe konflikteve ndërkulturore. Mungesa e idesë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet ekonomike krijon hapsirë për mbajtjen hapur të problemeve të tjera të natyrës etnike, fetare dhe kulturore.

Uroj dhe shpresoj ta shfrytëzojmë këtë miqësi strategjike me ShBA-në si dhe me Europën Perëndimore për të ecur përpara në të gjitha aspektet dhe të krijojmë perspektiva për gjeneratat e reja që t’i mbajmë në këto troje e mos bredhin gjithandej në kërkim të jetës më të mirë, shprehet Destani ne[ermjet postimit te tij ne profilin e face book.








Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat