Në Salzburg të Austrisë u mbajt turneu ndërkombëtar i integrimit

Diaspora

Në Salzburg të Austrisë u mbajt turneu ndërkombëtar i integrimit

Nga: Autor i tekstit Zef Ndrecaj Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:29

Ekipi i Klubit Shqiptar “ Kosova” në rajonin e Pongaus , nën udhëheqjen e organizatorit Hamdi Rama, dhe konsultim me organet relevante të shtetit shqiptar , e përfaqësoj Shqipërinë në Kampionin ndërkombëtar për Integrim që u zhvillua në Salzburg të Austrisë.

Në ndeshjet e radhës që u luajtën në Salzburg Shqipëria pati kundërshtarët : Roma, Vatikan, Somalia, Libanon, Turqia, Armärin, Austria, Siria, dhe Maqedonia. SHQIPËRIA arriti të kualifikohet në finale e cila do të luhet në tetor të këtij viti në Salzburg.

Të gjitha ndeshjet me kundërshtarët: si Romë, Vatikan, Somali, Turqi, Armärin, Siri, Austri dhe Maqedoni i fitoj me rezultat bindes . Ndërsa ndeshja gjysmëfinale me Libanonin u luajt baras (0:0), në penalti fitoj Kosova. Ndeshja finale me Austrinë përfundoj baras (2:2) ku në penalti në avantazh erdhi Austria.

Ekipi arriti që me dinjitet të tregojë lojë cilësore dhe profesionale, ku mbështetja e publikut nën ngjyrat kuq e zi nuk mungoj. Motoja e tërë kësaj ishte e shënuar në fanellat “ një komb - një flamur dhe Oh sa mirë më qen shqiptarë.

Ekipi i klubit shqiptarë “ Kosova “ u përfaqësua nga lojtaret : BESIM AZIZI ( KAPITEN) YMER HYSENI ( ZEVENDES KAPITEN ), HEROLIND HAJDARI , DIBRAN AZIZI , ALBAN AZIZI , AZEM , BEJTA , FATLUM RAMA , BUJAR RAMABAJA , MEVLUDIN SALIJI , PAJTIM SHALA , DHJE GYRKAN GYSES .

UDHEHEQES DHE MENANXHUES EKIPI :

HAMDI KABASHI – Organizator dhe Kryetar i Klubit

Si dhe ndihmës :

ZEF NDRECAJ dhe NAIM F. KABASHI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat