Takimi zyrtar i përfaqësuesve të Degës së LDK-së në Zvicër me partinë CVP!

Diaspora

Takimi zyrtar i përfaqësuesve të Degës së LDK-së në Zvicër me partinë CVP!

Nga: Zize Pepshi,nekryetare Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:36

Të enjtën, (25.06.2015), në selinë e partisë të CVP-së u zhvillua një takim zyrtar në mes Komisionit për bashkëpunim me partitë Zvicerane, i kryesuar nga kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shefqet Dibrani, nënkryetarja, Zize Pepshi dhe arkëtari Ambroz Rrustemaj, me sekretaren gjenerale të CVP-së, zonjën Beatrice Wertlich, takim ky që u zhvillua në selinë e kësaj partie në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, i cili ishte vazhdimësi e bashkëpunimit mes këtyre dy partive simotra.

Në fjalën përshëndetëse sekretarja gjenerale e CVP-së znj.Beatrice Wertlich, iu shprehu mirëseardhje delegacionit të LDK-së dhe njëkohësisht e vlerësoi lartë këtë bashkëpunim në mes CVP-së e LDK-së, e më pas ajo e urojë z. Dibrani, për zgjedhjen e tij kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër. Edhe ne, po ndihemi krenar që LDK ka në krye të saj një poet e analist për të cilin besojmë shumë se do ta bënë LDK-në edhe më të fuqishme, dhe më të integruar në Zvicër, gjë që kjo do t´i hapte rrugë komunitetit tuaj që të integrohet në planin arsimor e intelektual…
Kuvendi jua, për ne ishte në përputhje me të gjitha normat civilizuese e demokratike që bënë një parti në Zvicër, karshi rregullave statutare e programore, dhe kjo që them, them me të drejt sepse unë e kam parë në plotëni vidon e „TV. Syri Blue“. Uroj që bashkëpunimi jonë i përbashkët të vazhdoj me të njejtin intenzitet dhe në zgjedhjet e tetorit të dalim bashkërisht fitues. Pra, edhe njëherë po e përserisë se nga CVP, do ta keni mbështetjen e plotë, prandaj uroj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej.

Pastaj sekretarja gjenerale Beatrice Wertlich, ia dha fjalën kryetarit të LDK-së z. Shefqet Dibrani. Në fillim kryetari Dibrani e falënderojë zonjen Werltich për ftesën dhe mikëpritjen, si dhe për mbështetjën e plotë që iu bë nga CVP.

Kryetari Shefqet Dibrani, e njoftoi zonjën Beatrice Wertlich, për punën që ka bërë LDK-ja në Zvicër që nga themelimi i saj e gjerë te kuvendi i Tetë i cili është mbajtur më 10. 05. 2015 në Burgorf. Kryetari Dibrani, e njoftoi edhe për gjendjen në Kosovë dhe kërkoi që CVP ta përdor autoritetin e saj që LDK-ja të sjellet si parti me tradita demokratike ashtu siç e kishte themeluar Presidenti Ibrahim Rugova. Tani une si kryetar legjitim i dalur nga kuvendi, andaj ndjej obligim moral që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë si me parë. Me punën e përbashkët që do të bëjmë, do të realizohet besojë në plotni ne raport me rregulloren.
Kryetari, paraqiti një sërë problemesh, veçmas u theksua edhe në aspektin fetar karshi shteteve evropiane. Kyetari e ritheksoi se LDK-ja duhet të bëjë më tepër që ta netutralizojë këtë situatë që vërtetë është për tu shqetësuar. Por, kerkoj edhe nga ju (CVP), ta përdorni autoritetin tuaj me deklarata, në mbështetjen të demokratizimi të LDK-së që do të reflektonte pozitivisht edhe në Zvicër. Pastaj, e falënderoi për bashkpunimin e mirë që po bën CVP me komunitetin tonë, e sidomos me të rinjtë. Këtu që po shkollohen dita ditës më shumë dhe kjo është per tu pershendetur edhe nga shteti Helvetik.

Pastaj kryetari I bëri disa pyetje në lidhje me kandidaturat e të rinjëve tanë në CVP për kandidat të mundëshëm për Paralemntin helvetik, të Zvicrës.

Pastaj z. Dibrani kërkoi që për LDK-në është shumë e rëndësishmin, e të mos ceken partia, as shoqatat nga të cilat kan ardhur, por , thjeshtë vetëm si komunitet shqiptar në mënyrë që kandidatet të votohen nga komuniteti në përgjithësi e jo nga partitë. Besoj se kjo do t´i sillte suksese edhe vet CVP-se dhe natyrisht edhe kandidateve tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat