Mërgata shqiptare protestoi në Munich kundër terrorit maqedonas mbi shqiptarët autokton (Foto/ Video)

Diaspora

Mërgata shqiptare protestoi në Munich kundër terrorit maqedonas mbi shqiptarët autokton (Foto/ Video)

Më: 6 qershor 2015 Në ora: 07:57

Disa dhjetëra protestues sot kanë marshuar para ambasadës maqedonase në Mynih duke shprehur mllefin e tyre ndaj dhunës së policisë sllavo maqedonase mbi qytetarët shqiptar.
Me moton kryesore ” Stop terrorit maqedonas mbi shqiptarët autokton” ata kanë hedhur parulla si “Me vrasje nuk mundë të vriten të vërtetat” , “Kumanovë jemi me ty”, “Beg Rizaj krenar me ty” etj.





Sot proteston mërgata shqiptare

Mërgata shqiptare sot do të protestojë në Munich të Gjermanisë, para Ambasadës së IRJM-it, siç thonë ata kundër terrorit të egër sllavo-maqedon mbi shqiptarët autokton.

Kështu ka njoftuar Këshilli Organizativ i protestës me moton” Stop sllavo-maqedon mbi shqiptarët autokton”, sipas të cilëve protesta do të fillojë në ora 16.30.

“Lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë me banim në Gjermani, Zvicërr dhe Austri të na bashkohen masovikisht para Ambasadës së IRJM-it, në Briennrstr. 56, 80333 Munich”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat