Latifi: Të respektohet vendimi i kryesisë për anulimin e zgjedhjeve në Zvicër

Diaspora

Latifi: Të respektohet vendimi i kryesisë për anulimin e zgjedhjeve në Zvicër

Nga: Mimozë Lakna Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:35

Derisa kanë mbetur edhe 3 ditë deri në mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, procesi i brendshëm zgjedhor i kësaj partie me gjithë parregullsitë e vogla po konsiderohet si i suksesshëm.
Nga i tërë ky proces zgjedhor, vetëm në tri degë do të përsëriten zgjedhjet. Bëhet fjalë për degët e LDK-së në Gjermani, LDK në Zvicër dhe ajo në Kllokot. Kjo, për shkak të parregullsive të konstatuara, përkatësisht mos mbajtjes së kuvendeve zgjedhore, në nëndegët e degëve të lartpërmendura.

Latifi, të respektohen delegatët dhe nëndegët e ankuara

Kryetari i deritashëm i Degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi thotë se gjatë procesit zgjedhor pas zgjedhjes së kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër ka pasur reagime dhe pakënaqësi rreth procedurave nga një pjesë e kuvendarëve, të cilët edhe e kanë lëshuar Kuvendin.
“Pas kuvendit disa nëndegë dhe delegatë kanë ushtruar të drejtën e tyre të ankesës dhe kanë bërë ankesë në kryesinë e LDK-së, komisionin për ankesa. Pas shqyrtimit të ankesave, Komisioni për ankesa ka konstatuar se ka pasur shkelje të procedurave dhe ka ardhur në përfundim se duhet të përsëritet Kuvendi”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat