Historia e dhimbshme e emigrantit shqiptar

Diaspora

Historia e dhimbshme e emigrantit shqiptar

Më: 1 maj 2015 Në ora: 15:32

Historia e 21-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident në punë në një kantier në Milano, mund të jetë historia e çdo emigranti shqiptar, i cili i drejtohet vendit fqinj për një jetë më të sigurt.

Tragjedia e jetës së Klodian Elezit, i cili ndërroi jetë tre vjet pas humbjes së dajës së tij në të njëjtën situatë, është risjellë në vëmendje nga emisioni “Sevizio Pubblico”, në televizionin italian “La7”. Gazetari, Micaela Farrocco e zgjodhi si dëshmi të faktit se, mjaft punëtorë të sektorit të ndërtimit punojnë pa kushte sigurie.

Klodian Elezi jetonte bashkë me familjen e tij në Itali, ndërkohë që veç punës së tij në të zezë në kantierin e ndërtimit, ishte futbollist i skuadrës zvicerane Young Boys.

21-vjeçari ishte duke punuar më 12 prill si çdo ditë tjetër, në ndërtimin e rrugës së unazës së jashtme në lindje të Milanos, në territorin e Bornago-s, një nga tre projektet e infrastrukturës të Expo.

Disa javë pas hapjes së Ekspozitës Universale, Klodian ndërroi jetë pasi u rrëzua nga 10 metra lartësi, teksa zbriste një skelë. Sipas disa dëshmitarëve, kompania për të cilën punonte, "Iron Master" me seli në Bergamo, nuk i kishte dhënë asnjë nga pajisjet e sigurisë.

“Kjo mund të më kishte ndodhur edhe mua", thotë një nga shokët shqiptar të viktimës. “Duhet të kthehem në vendim tim, sepse atje është më mirë”, thotë emigranti shqiptar.

Kronika sjellë një udhëtim mes Italisë dhe Shqipërisë, për të zbuluar vuajtjet dhe jetën e punëtorëve të huaj, të cilët punojnë në heshtje dhe në të zezë për kompanitë e mëdha italiane të ndërtimit apo të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat