Martini nga Winterthuri, kandidate për deputete e Parlamentit të Zvicrës

Diaspora

Martini nga Winterthuri, kandidate për deputete e Parlamentit të Zvicrës

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:01

Anina Martini, 24 vjeçare nga Winterthuri i Zürichut është kandidate për deputete e Parlamentit zviceran, në zgjedhjet e tetorit 2015, e cila është propozuar nga PSHDK-ja në Zvicër, dhe është në listën zgjedhore të Partisë Demokristiane Popullore të Zvicrës- CVP.
Kjo bëhet e ditur nga një postim i bërë prej zyrtarëve të PSHDK-së në Zvicër.
“Zonja në foto është malësorja e Kelmendit, Anina Martini, 24 vjeçare nga Winterthuri i Zürichut
- Kandidate për deputete të Parlamentit zviceran, në zgjedhjet e tetorit 2015, në listën e Partisë Demokristiane Popullore të Zvicrës- CVP e propozuar nga PSHDK, Zürich. Deri më tash kandidatja jonë e 6-të. Anina është një personalitet e veçantë, me përgatitje shkollore të shkëlqyeshme, e duke e pas nanën zvicerane, ende flet malësorqen e Kelmendit nga Vermoshi.
Ju që jeni me banim në Kantonin e Zürichut, keni nderin ta votoni!
Ndërsa, Anina do të kryen punën e vet me dinjitet personal e profesional”. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat