Rugovasit në New York, letër Kuvendit të Kosovës, lidhur me Demarkacioni i Kufirit Kosovë - Mali i Zi

Diaspora

Rugovasit në New York, letër Kuvendit të Kosovës, lidhur me Demarkacioni i Kufirit Kosovë - Mali i Zi

Më: 24 prill 2015 Në ora: 16:16

BRONX NY : Shoqata Rugova në Bronx - Nju Jork, e cila thotë se ka si qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore të trevës së Rugovës dhe bartjen e tyre tek brezat e rinjë, ka shkruar një letër, e cila i është shpërndar edhe shtypit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, drejtuar, personalisht Kryetarit të Kuvendit Z. Kadri Veseli dhe Deputetëve të Republikës së Kosovës.
Kjo shoqatë shprehet qartë në shqetësimin e madh, si thonë ata mbasi kan përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërishtë atë rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar. Kështu që ata kërkojnë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë asnjë marrevëshje që dëmton trojet e tyre stërgjyshore, thonë rugovasit në Nju Jork.

Rugovasit, në këtë letër shkruajn se "Ne Jemi kundër cdo pazari të bërë me dyer të mbyllura dhe jo transparent mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me tokat tona. Tokat e Krahinës së Rugovës u mbrojtën ndër shekuj me gjakun e derdhur te bijve e bijave më të mirë të Rugovës dhe gjithë Shqiptarisë. Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent, t'i leni me një anë politikat ditore dhe të përkoni me vullnetin e qytëtarëve te Republikes së Kosovës".
Në fund të kësaj letre rugovasit, thonë se ne Shqiptaro-Amerikanët që vijmë nga Krahina e Rugovës dhe që çdo herë nuk jemi kursyer për të dhënë kontributin tonë për atdhe, jemi në numër të madh dhe direkt ne dhe familjet tona dëmtohemi nga ky ratifikim.
Andaj thonë Rugovasit në letër se "Ne shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikoi marrëveshjen që dëmton trojet tona". /B.SINA/

"Të Nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Shoqata Rugova në New York me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.
Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë asnjë marrevëshje që dëmton trojet tona stërgjyshore.

Jemi kundër cdo pazari të bërë me dyer të mbyllura dhe jo transparent mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me tokat tona. Tokat e Krahinës së Rugovës u mbrojtën ndër shekuj me gjakun e derdhur te bijve e bijave më të mirë të Rugovës dhe gjithë Shqiptarisë.

Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent, t'i leni me një anë politikat ditore dhe të përkoni me vullnetin e qytëtarëve te Republikes së Kosovës.

Ne Shqiptaro-Amerikanët që vijmë nga Krahina e Rugovës dhe që cdo herë nuk jemi kursyer për të dhënë kontributin tonë për atdhe, jemi në numër të madh dhe direkt ne dhe familjet tona dëmtohemi nga ky ratifikim.

Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikoi marrëveshjen që dëmton trojet tona.
Sinqerisht,

"Shoqata Rugova"
New York
23 Prill, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat