SHBA : Nisi me sukses fushata për grumbullimin e fondeve për Vatrën në Nju Jork

Diaspora

SHBA : Nisi me sukses fushata për grumbullimin e fondeve për Vatrën në Nju Jork

Nga: Beqir SINA, New Jersey Më: 24 prill 2015 Në ora: 01:08

SUMMIT NEW JERSEY - Vatranët dhe mbështetës të pa kursyer të Vatrës, u mblodhën bashkë në një tubim të martën - nën kujdesin e patriotit dhe biznesmenit të suksesshëm Sabit Bytyçi, pronar i këtij restoranti, në lokalin e njohur ”Fiorino” në Nju Xhersi, në një darkë për të ngritur fondet për fushatën e financiare të Vatrës.
Kjo organizatë, tha se gjatë këtij viti do të presë disa fundraisers, me qëllim për të rinovuar dhe paisur me materialet e duhura shtëpinë e Vatrës, e cila gjendet në Bronx - Nju Jork.
Thirrjes së kësaj fushate, i u përgjigjur donatorë të përhershëm të çështjes kombëtare, të cilët dhuruan shuma të konsiderueshme. Ndër ta përmenden Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj me djalin Avniun dhe nipin Xhaferrin, Zef Balaj, Sejdi Bytiçi, Sejdi Husenaj, Haxhi Hysenaj, kryetari Gjon Buçaj, Elmi Berisha, Anton Raja, Besim Malota, Sherif Nezaj, Tush Lleshaj, dhe Agim Rexhaj.
Kurse, një pjesë e të pranishmëve i kishin bërë dhurimet më parë në Vatër, shkruan gazeta Dielli, duke shtuar se një dhurues i veçantë, i është bashkëngjitur fushatës, së Vatrës, ashtu si në 100 vjetorin e saj, dhe ai ishte biznesmeni nga Shqipëria, Kadri Morina.
Në fillim të tubimit kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, e falenderoi mikëpritësin z. Sabit Bytyçi për bujarinë dhe nismën e marrë për ta organizuar darkën falas për të shtuar fondet e Vatrës. Po ashtu ai falenderoi donatorët e përhershëm z. Harry Bajraktari dhe donatorët e tjerë. Një falenderim të veçantë, kryetari i Vatrës, i drejtoi edhe z. Rrustem Gecaj, që rikonstruktoi katin e parë të Vatrës dhe sërish i është bashkuar dhurimeve.
Nënkryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, pos që vlersojë lart këtë fushatë bujare, dhe aktivitetin e vazhdueshëm të, Vatrës, në dobi të çështjes kombëtare, faleminderojë edhe kontribuesit e tjerë, si Sejdi Husenaj, Zef Balaj, Ramiz Muja, Richard Lukaj, e të tjerë.
Tubimi i së martës shënoi një mbledhje të gjerë dhe të hapur të Vatrës , ku një grup me rreth 30 veta nga Diaspora shqiptare, diskutuan mënyrat strategjike, për forcimin e kësaj organizate 103 vjeçare, për zhvillimin më të mirë, dhe të ndikimit në komunitet të saj. Për të bërë Vatrën - thanë ata një institucion të mirëfilltë, të shqiptarëve të Amerikës, që do të përfaqësojë në të ardhmen dy shtetet tona Kosovën dhe Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi , Luginën e Preshevës dhe Çamërinë, në SHBA.
Vatranët, dhe përkrahësit e Vatrës, të cilët folën në këtë tubim shprehen mendime të qarta që VATRA të bëhet në të ardhmen duke e forcuar atë, si një organizate e institucionalizuar, gjithëpërfshirëse i cili do të adresojë çështje të rëndësishme të shqiptarëve nga vendlindja, duke konsoliduar edhe më tej përpjekjet e komunitetit shqiptar në Washington DC , OKB, dhe në çdo shtet, në SHBA.
Kjo darkë shërbeu edhe për të diskutuar për të ardhmen e komunitetit shqiptar dhe një riorganizmi më të mirë, më efikas, më largpamës, me një strategji e platformë Kombëtare, ku të piketohet rruga e 100 vjetëshit të ardhshëm, e cila ishte idea e veprimtarit të dalluar Harry Bajraktari, i cili e quajti Vatrën " Një aset mjaft të çmuar të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut të madh dhe të përjetëshëm të ne shqiptarëve, dhe që duhet të ketë vend për çdo shqiptarë" u shpreh Bajraktari.
"Nëse Vatra dhe Komuniteti shqiptar për 100 vitetet e shkuara e kanë kryer detyrën ndaj Kombit, duke siguruar fillimisht pavarësinë e Shqipërisë, e më pas kanë dhënë kontribut të çmuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës,dhe i kanë shërbyer çështjes kombëtare në viset e tjera të vendlindjes, për 100 vitete e ardhshëm, tahnë folësit duhet ndërtuar një Platformë e qartë dhe të dimë se ku shkojmë dhe çfarë dëshirojmë të arrijmë".
Këtë ide e promovoi biznesmeni i njohur dhe veprimtari i shquar i çështjes Kombëtare, z. Harry Bajraktari duke marrë përkrahjen nga të gjithë pjesmarrësit, të cilët debatuan dhe shfaqën idetë e tyre : Rrustem Gecaj, Gjon Buçaj, Zef Balaj, Mithat Gashi, Agim Rexhaj, Asllan Bushati, Sabit Bytyçi, Besim Malota, Anton Raja,Marjan Cubi, Zef Përndocaj, Sejdi Hysenaj, Sherif Nezaj e të tjerë. -
Kurse, Dr. Naim Dedushaj, drejtor i Drejtorisë për Investimet e Diasporës në Qeverinë e Kosovës, i pranishëm rastësisht dhe i ftuar në këtë darkë, i falenderoi pjesmarrësit, duke i përgëzuar ata për organizimin, dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Diasporës, tha ai.
Dr, Deduashaj, informoi më pas për masat e reja që po merr Qeveria e Kosovës, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar lehtësira për investimet nga diaspora nën një trend të ri si u shpreh Dedushaj, i cili gjeti rastin të përgëzoi investitorët e deritanishëm në Kosovë dhe i ftoi ata që t’i rrisn investimet :"Sepse, Kosova ka shumë nevojë për to, duke tërhequr çdo investim nga Diaspora në bazë të një strategjie të re, tha ai."
Në ndërkohë, Dedushaj - duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të biznesmenëve të cilët paraqitën vërejtjet e tyre për burrokracinë, vonesat, por sidomos për korrupsionin dhe sigurinë e investimeve, bëri edhe një rezume të punës së Drejtorisë për Investimet e Diasporës në Qeverinë e Kosovës, në Diasporë "-
Pjesëmarrësit në këtë darkë, simbas arkëtarit të Vatrës, z Marijan Cubi, u mblodhën 13, 400 dollarë, dhe po simbas tij, u tha se donacioneve të para i prinë sipas shumave të grumbulluara : Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Xhaferr Gecaj, Kadri Morina, Haxhi dhe Sejdi Hysenaj, Gjon Buçaj, Zef Balaj, Elmi Berisha, Anton Raja, Besim Malota,Sejdi(Sergio) Bitiçi etj.
Në fund kreu i Vatranëve, Dr. Gjon Buçaj - gjeti rastin së bashku me organizatorin zotin Sabit Bytyçi, të falenderojnë përzëmërsisht donatorët. Editori i Diellit, Dali Greca, njoftoi se liista e plotë e dhuruesve, përfshirë edhe ata që kan dhuruar më parë, dhe do të dhurojnë gjatë kësaj fushate, do të botohet në Gazetën Dielli ,mbasi tha ai :"Fushata vazhdon edhe do të zgjatet nëpër degët, sipas mundësive".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat